Ftesë
Ftesë
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2013-01-03 12:08:44

Sindikata e punëtorëve të Trepçës- Mitrovicë

Ftesë

Agjencia Kosovare e Privatizimit, me 01 nëntor 2012, ka shpallur afatin për paraqitjen të kërkesave apo pretendimeve te të gjithë personave apo subjekteve afariste të cilët në çfarëdo mënyre kanë ndonjë interes kundër ndërmarrjes Kombinati Xehtaro Metalurgjik Kimik Trepça. Secili person apo punëtore i cili për shkak të rrethanave të krijuara në vitet e ‘90, të gjithë ata të cilët janë punëtorët të ndërmarrjes e të cilët u larguan me masa të dhunshme nga vende e punës në ndërmarrjet e tyre, duke i dëmtuar rëndë ekonomitë e tyre familjare, kanë të drejt po ashtu të paraqesin kërkesë.

Prandaj ftohen të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit e kombinatit Trepça, të cilët kanë qenë në marrëdhënie pune apo të angazhuar në kombinatin Trepça të paraqesin dëshmitë përkatëse për të mbështetur kërkesat e tyre për kompensimin e pagave të pa paguara për periudhe që nga përjashtimi nga puna e deri me sot.

Në i ftojmë të gjithë punonjës aktual dhe ata të cilët nuk janë të angazhuar në punë apo ish punëtoret, që të paraqesin dëshmitë e tyre në rast se i kanë, si: vendimet e largimit të dhunshëm nga puna, librezën e punës, vendimet gjyqësore apo të ndonjë organi tjetër administrative, dëshmi për rrogat e papaguara dhe çfarëdo dokumenti që dëshmon  marrëdhënien e punës, vendin e punës dhe niveli i pagës të cilin e ka pas punëtori, ti paraqesin dhe dorëzojnë (të fotokopjuara) nëpër zyrat e sindikatave ku aderojnë:

Nezir Behrami – Miniera me Flotacion në Stantërg – vendi Stanterg,

Naser Makolli – Miniera me flotacion Kishnic dhe Artanë,  vendi Kishnicë-Flotacion,

Hajdar Shabani – FPP,  vendi Fabriken e Pajimeve dhe Proceseve,

Haxhi Qerimi – FMGJ-skenderaj, vendi Fabrika FMGJ-Skenderaj,

Gëzim Alushi - Metalurgjia e Zinkut, vendi në Parku Industrial Mitrovicë,

Naser Pllana- Industria e Baterive,vendi në Parku Industrial Mitrovicë,

Xhemail Hyseni – Industria Kimike, vendi në Parku Industrial Mitrovicë,

Njësitë pjesës veriore:Energjitika, Instituti Pb&Zn, Laboratoriumi, Trepça Commerc, Trepça Bank& QELL, Trepça Trans , Standardi Shoqror, Sigurimi i Pasurisë dhe Pronës, Metalurgjia e Pb, Miniera e Kopaonikut, Shërbimi i Kombinatit, tek Sabit Islami – vendi  Qendra e Punësimit Mitrovicë

Dokumentacioni i grumbulluar do të dorëzohet në AKP, që ta kenë gjatë shqyrtimit të kërkesave të “kreditorëve” brenda afatit ligjor.

Afati i paraqitjes së dëshmive (dokumenteve), është nga 08 janar 2013 deri më 30 janar 2013.

Ftesë
Postime të ngjajshme
Fillimi