Fillon manifestimi Java e Minatorëve
Fillon manifestimi Java e Minatorëve
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2013-02-19 14:40:52

Nesër (e mërkurë 20 shkurt 2013), fillon manifestimi  Java e Minatorëve. Ky manifestim tashmë tradicional, mbahet për të përkujtuar grevën e minatorëve të Trepçës së vitit 1989. Asokohe, për tetë ditë me radhë, minatorët e gjigantit Trepça, qëndruan në galeritë e minierës Trepça, duke këmbëngulur në  realizimin e kërkesave të tyre politike.

Manifestimi qendror dhe hapja e Javës së Minatorëve mbahet në Stantërg, më 20 shkurt (e mërkurë) 2013, duke filluar nga ora 11.

Po ashtu, për nder të Javës së Minatorëve, janë paraparë të mbahen veprimtari të ndryshme kulturore, sportive dhe përkujtuese, në Mitrovicë, Skënderaj, Kishnicë etj.
 

Fillon manifestimi Java e Minatorëve
Postime të ngjajshme
Fillimi