Trepça dhe Ujmani nuk do të diskutohen
Trepça dhe Ujmani nuk do të diskutohen
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2013-08-15 10:12:37

Asetet shtetërore ekonomike me rëndësi strategjike, si janë Trepça dhe Hidrocentrali i Ujmanit, nuk do të jenë objekt diskutimi në tavolinën e bisedimeve që po zhvillohen me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel. Kështu tha zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri në një intervistë për RTK-në.

Ndërmarrja “Trepça” tani për tani është e ndarë në dy pjesë dhe menaxhohet nga dy grupe, nga pjesa veriore dhe ajo jugore.

Çështjet që janë nën sovranitetin e Kosovës nuk mund të jenë pjesë e bisedimeve. Në momentin që do të kemi njohje reciproke si dy shtete, çështjet mund të trajtohen me ligjet ndërkombëtare, ka thënë zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, në një intervistë për RTK-në.

“Duhet të ndodh një proces sukcesioni mes Kosovës dhe Serbisë siç po ndodh procesi i sukcesionit me shtetet e reja që dolën nga ish Jugosllavia. Procesi i ri i sukcesionit për ne bëhet legjitim për t’u hapur në momentin e njohjes reciproke mes dy shteteve. Deri më tani, në dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë janë arritur shtatë marrëveshje”, deklaroi ajo.

Burimi i lajmit
Trepça dhe Ujmani nuk do të diskutohen
Postime të ngjajshme
Fillimi