Zgjidhet problemi i furnizimit me acid sulfurik
Zgjidhet problemi i furnizimit me acid sulfurik
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2013-09-04 09:13:58

Në Departamentin e Industrisë Kimike saktësisht  në repartin për prodhimin e sulfatit të aluminit, zgjidhet problemi i furnizimit me acid sulfurik i enës matëse për një sharzhë.

Në kuadër të këtij departamenti kanë qenë gjashtë njësi-reparte prodhuese  dhe at:

  1. Reparti për prodhimin e superfosfatit – pluhur dhe granulë,nga viti 1963
  2. Reparti për prodhimin e plehrave komplekse NPK-ë, nga viti 1971
  3. Reparti për prodhimin e acidit fosforik nga viti 1974
  4. Reparti për prodhimin e kripërave inorganike : sulfatit të aluminit, kriolitit dhe fluoritit të aluminit nga viti 1967
  5. Reparti për paketimin e prodhimeve të gatshme të plehrave artificiale 1963
  6. Reparti për mirëmbajtjen elektro-makinerike, nga viti 1963

Të gjitha njësitë – repartet prodhuese janë pasive përveç repartit  për prodhimin kripërave inorganike saktësisht sulfatit të aluminit i cili ka startuar në punë në vitin 1967  ku edhe ende është në prodhim aktiv. Në periudhën e pas luftës pas kthimit në punë të një grupi të inxhinierëve në mars të vitit 2001 ky repart është aftësuar për prodhim menjëherë në qershor të vitit 2001, por nuk i është lejuar startimi në prodhim  nga menaxhmenti i asaj kohe deri në dhjetor të vitin 2003.

Për prodhimin e sulfatit të aluminit përdoret si lëndë e parë : argjila-hidroksidi i aluminit , acidi sulfurik-teknik  me përqendrim 95-98%  dhe uji. Pas startimit në prodhim me stabilimentet dhe pajisjet ekzistuese ato dita ditës janë amortizuar dhe paaftësuar për punë.

Problemi ma i madh ka qenë me pompa për acid sulfurik sepse në depo nuk ka pasur pompa rezervë por as pjesë rezervë për riparimin e atyre ekzistuese.
Furnizimi me  acidit sulfurik nga rezervuari i acidit te reparti i superfosfatit  deri te rezervuari në repart me V=3m3  në gjatësi 150m  si dhe furnizimi i enës matëse të acidit sulfurik për prodhim të një sharzhe në lartësi 7m   nga ky rezervuar  është bërë përmes pompave me karakteristika specifike për thartira.
Me që dita ditës problemi i furnizimit me  acid sulfurik u vështirësonte  dhe nuk kishim mundësi as riparimi të këtyre pompave e as furnizimi me pompa të reja sepse kushtonin shumë diku 8,000.00€ atëherë u deshtë që gjithsesi të mendohet për një zgjidhje racionale, profesionale dhe të qëndrueshme.

Drejtori i Departamentit të Industrisë Kimike inxhi. i dip. Ramadan S. Uka-teknolog në bashkëpunim të ngushtë   me drejtorin e Departamentit të Fabrikës së Pajimeve të Procesit inxhi. i dip. Besim Ferri –makinerisë analizojnë, vlerësojnë dhe sjellin përfundim që furnizimi me acid sulfurik për prodhimin e sulfatit të aluminit të bëhet përmes kompresori dhe të eliminohet përdorimi i pompave.

Për realizimin praktik të kësaj ideje bashkëpunimi në mes të drejtorëve  të të dy departamenteve u thellua dita ditës edhe më tepër ku ana makinerike ishte përgjegjësi z.Besim Ferri kurse parametrat teknologjik dhe funksionimi  praktik ishte përgjegjësi e z. Ramadan S. Uka.
Në DFPP-ë u konstruktua ena expanduese me V=0.84m3 dhe pastaj u vendos në lokacionin ku ishte parapa për te afër rezervuarit të acidit sulfurik në  Departamentin e Industrisë kimike

Furnizimi me acid sulfurik i enës expanduese  bëhet me rënie të lirë, kurse furnizimi i enës matëse të acidit sulfurik për një sharzhë e cila gjendet në repart në largësi 150m  nga ena expanduese bëhet përmes kompresori. Kompresori është në hapësirën e ndarë nga ena expanduese dhe ka këto karakteristika: fuçia e elektromotorit P=7.5kW;P=10bar dhe V=0.5m3. Presioni punues i enës expanduese është Pp=2bar.
Ena expanduese është testuar në praninë e z.Besim Ferri dhe z.Ramadan S. Uka ku ka treguar rezultate shumë të mira dhe shfrytëzohet  nga data 22.08.2013  ku nuk ka pasur as më të voglin problem e as ndonjë  aksident apo lëndim në punë.

Enën expanduese e ka vizituar edhe u.d.menaxher Halil Qela kurse punën praktike të sajë e ka përcjellë edhe zv.menaxh. Departamenti i Industrisë dhe Përpunimit Hysen Bislimi ku kanë qenë të fascinuar me këtë zgjidhje racionale, profesionale dhe të qëndrueshme, të problemit të furnizimit me acid sulfurik.
Për  punën e  enës expanduese është kryer edhe  testimi në Provën hidraulike  nga INKOSI-i në Obiliq i cili  ka lëshuar edhe certifikatë për përdorimin e sajë.

 

Zgjidhet problemi i furnizimit me acid sulfurik
Postime të ngjajshme
Fillimi