Ekspertët kosovarë trajnohen në Japoni
Ekspertët kosovarë trajnohen në Japoni
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2014-01-20 08:47:24

Këto ditë, për një trajnim dyjavor po qëndron në Japoni një grup ekspertësh nga Kosova. Këtij grupi po i prin zv.ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Ferat Shala, ndërkaq, përbëhet kryesisht nga ekspert të ndërmarrjes Trepça, por edhe atyre nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Trajnimi është sponsorizuar nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe ka për temë: Menaxhimin e Mjedisit në Sektorin Minerar. Ekspertët kosovarë e kanë filluar trajnimin në qytetin industrial Kosaka në veri të Japonisë. Në ceremoninë e hapjes së këtij trajnimi, përveç drejtuesve të institutit Minetec, ekspertëve dhe industrialistëve japonezë, mysafirët kosovarë i përshëndeti edhe kryetari i qytetit të Kosakas z. Hosogoe Mitsuru.

Ndërkaq, kryesuesi i grupit nga Kosova, zv.ministri Shala, pasi përshëndeti dhe falënderoi nikoqirët japonezë, mes tjerash tha: ” Vendi ynë ka nevojë t’i përmirësoj gabimet nga e kaluara në fushën sociale, mjedisore dhe ekonomike. Kosova ka nevojë të hartoj politika, legjislacion, programe, strategji dhe projekte të avancuara, të përshtatshme dhe integruese me vendet e zhvilluara dhe mike siç është Japonia”. Në fund të paraqitjes së tij, z. Shala theksoi:
“Prandaj, ne jemi sot këtu, me ketë ekip ekspertësh, që t’i thellojmë njohurit tona dhe të përfitojmë nga arritjet e larta shkencore e teknologjike tuajat. Po ashtu, që të mësojmë nga rrugëtimi i juaj zhvillimor. Thënë shkurt, të punojmë e të mësojmë me ju, prej jush, për veten dhe vendin tonë,  për një mjedis  të pastër dhe të mirën e përgjithshme të njerëzimit”

Gjatë ditëve të këtij trajnimi, ekspertët nga Kosova, përveç aspekteve teorike që do të trajtojnë nga fusha e menaxhimit të mjedisit dhe minierave, do të vizitojnë në qytete të ndryshme të Japonisë, shumë institute e laboratorë shkencorë, impiante të teknologjisë së lartë të riciklimit, miniera e fabrika të përpunimit të metaleve.

Ekspertët kosovarë trajnohen në Japoni
Postime të ngjajshme
Fillimi