Trepça do të jetë motor zhvillimi për Mitrovicën dhe për Kosovë
Trepça do të jetë motor zhvillimi për Mitrovicën dhe për Kosovë
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2014-01-11 19:55:31

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vizituar të enjten minierën “Trepça” në Stan Tërg, ku është takuar me menaxherin, Halil Çelaj. Gjithashtu ai ka zbritur edhe në horizontin e dhjetë ku është takuar me minatorët që ishin duke punuar.

Gjatë këtyre takimeve kryetari Bahtiri, ka përgëzuar minatorët e “Trepçës” për vullnetin e tyre të pathyeshëm përkundër sfidave të mëdha. Ai e ka cilësuar “Trepçën” si një motor zhvillimi për Mitrovicën dhe gjithë Kosovën dhe është shprehur i gatshëm që të ndihmoj për të ardhmen e saj.

Ai përmendi si shenjë të mirë për të ardhmen e “Trepçës”, Ligjin për “Trepçën” që pritet së shpejti të procedohet në Kuvendin e Kosovës. “Presim që në gjashtëmujorin e parë të këtij viti të miratohet ky ligj dhe “Trepça” të merr të mbarën”.

Kryetari Bahtiri, theksoi se ai si kryetar i komunës, nuk do të lejoj që qytetarët e Mitrovicës të flenë mbi ar dhe të mos kenë miell. “Qytetarët e Mitrovicës e duan “Trepçën” dhe ne do t’ua kthejmë atë qytetarëve”, tha ai.

Ndërsa, menaxheri i “Trepçës”, Halil Çelaj, ka falënderuar kryetarin Bahtiri për interesimin dhe mbështetjen. Ai tha se “Trepça” dhe Komuna e Mitrovicës kanë shumë projekte të përbashkëta, të cilat janë edhe në interes ë qytetarëve.

Në këtë kontekst, ai përmendi fushën e ambientit ku Mitrovica ka trashëguar një gjendje të rëndë. “Kemi fusha të rëndësishme bashkëpunimi dhe ne jemi të gatshëm që të bashkërisht me kryetarin Bahtiri të ecim përpara”

Komunikatë e zyrës për informim e Komunës së Mitrovicës

Trepça do të jetë motor zhvillimi për Mitrovicën dhe për Kosovë
Postime të ngjajshme
Fillimi