Fillon Java e Minatorëve
Fillon Java e Minatorëve
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2014-02-20 11:10:12

Të nderuar përfaqësues të medieve,

Ju njoftojmë se më 20 shkurt 2014, në Stantërg të Mitrovicës, në ora 11, bëhet hapja solemne e manifestimit tradicional Java e Minatorëve. Ky manifestim bëhet për të përkujtuar fillimin e grevës së lavdishme të minatorëve të Trepçës 25 vjet më parë.

 

Për tetë ditë me radhë, (një simbolikë me ditët e grevës), do të zhvillohen veprimtari të ndryshme kulturore, sportive, vizita në familjet e dëshmorëve dhe minatorëve, homazhe etj.

Ju ftojmë që të na ndiqni në këto veprimtari dhe pasqyroni në mediumet tuaja.

Me respekt,
Bislim Muqa, Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun dhe Medie në ndërmarrjen Trepça
Mitrovicë

Fillon Java e Minatorëve
Postime të ngjajshme
Fillimi