Trepça bëhet me drejtor
Trepça bëhet me drejtor
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2014-02-07 19:36:29

AhmetTmava sot mori detyrën e menaxherit të përgjithshëm të Trepçës. Në zyrat e menaxhmentit të kësaj ndërmarrjeje, z. Tmava detyrën e mori nga Halil Qela ushtrues i deritashëm i menaxherit të Trepçës. Ceremonia e pranim-dorëzimit të postit drejtues të ndërmarrjes, u bë në atmosferë të respektit të ndërsjellë. 
Me këtë rast, menaxheri i ri u zotua se do të jetë i përkushtuar në punët menaxhuese dhe se është i ndërgjegjshëm për sfidat e mëdha, me të cilat do të përballet.
Ndërmarrja Trepça, që nga 13 korriku i vitit 2012, kur pat dhënë dorëheqje menaxheri Ferat Shala, e deri më sot, është menaxhuar nga u.d. Halil Qela.
AhmetTmava është zgjedhur menaxher i Trepçësme konkurs të shpallur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Ai ka doktoruar në gjeologji, është profesor universitar dhe deri më tash ka qenë Kryetar i Bordit të KPMM-së.

Trepça bëhet me drejtor
Postime të ngjajshme
Fillimi