Drejtuesit e OEK-ut, vizitojnë Trepçën
Drejtuesit e OEK-ut, vizitojnë Trepçën
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2014-04-11 15:32:50

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu me bashkëpunëtorët e tij dhe një grup nga komuniteti i biznesit, vizituan sot menaxhmentin e Trepçës.

Ata u pritën nga menaxheri i kësaj ndërmarrjeje, prof. Ahmet Tmava dhe ekipi i tij menaxhues. Z. Tmava, i informoi mysafirët për gjendjen e tanishme në Trepçë dhe u foli për potencialin e fuqishëm që ka kjo ndërmarrje. “ Trepça ndodhet në një moment të rëndësishëm kthese” vlerësoi menaxheri i sajë, “ndërkaq, projektligji për Trepçën, miratuar dje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, hap perspektiva të reja për të ardhmen e saj” vazhdoi ai. Po ashtu, prof. Tmava, u zotua para mysafirëve se shumë shpejt do të vjen dita, kur Trepça, nuk do të shes koncentrate të plumb-zinkut, por do t’i përpunoj ata deri në prodhim final. “Ka kompani të fuqishme nga Evropa dhe bota, që janë të interesuara për produktet e Trepçës dhe bashkëpunimin me të”, theksoi në vazhdim menaxheri Tmava. Ai në fund paralajmëroi, se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet e duhura për pranimin 150-200 punëtorëve të rinj në këtë ndërmarrje.

Ndërkaq, kryetari i OEK-ut, z. Gërxhaliu, nga ana e tij, e siguroi nikoqirin për mbështetjen e pa kursyer të tij dhe institucionit që drejton ai, për Trepçën. Në vazhdim, ai theksoi se “për aq sa i duhet Trepça Kosovës, po aq i duhet edhe Kosova Trepçës”. Ai po ashtu vlerësoi, se kjo ndërmarrje mund të bëhet përsëri atraktive për afaristët ndërkombëtar e vendor dhe të mundësoi punësimin e një numri të konsiderueshëm punëtorësh të rinj.

Drejtuesit e OEK-ut, vizitojnë Trepçën
Postime të ngjajshme
Fillimi