Mustafa, Trepça meriton përkrahje më të madhe
Mustafa, Trepça meriton përkrahje më të madhe
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2014-04-17 15:05:42

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar të enjten minierën e “Trepçës” në Stantërg të Mitrovicës, ku nga horizonti i dhjetë i kësaj miniere tha se:

“Trepça meriton përkrahje më të madhe nga Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës”. Sipas tij, menaxhmenti dhe punëtorët e “Trepçës” kanë pasur dhe do të kenë përkrahjen maksimale, sepse “Trepça” mbetet faktori kryesor për zhvillimin ekonomik të vendit. “Duhet ta ruajmë këtë pasuri të Republikës së Kosovës si pasuri publike dhe Qeveria e Kosovës duhet të jap jo vetëm përkrahje verbale, por edhe financiare, në mënyrë që “Trepça” të aftësohet dhe të ngrihet në këmbë”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq, menaxheri i “Trepçës”, Ahmet Tmava, ka theksuar se ditët e arta të “Trepçës” po vijnë.“Me këtë interesim dhe qasje të njerëzve gjegjës, menaxhmentit dhe punëtorëve të kësaj ndërmarrje i mbetet t’i marrin obligimet dhe ta dëshmojmë fuqinë e “Trepçës” me anë të prodhimit”, ka thënë Tmava. Ai ka falënderuar LDK-në si grup parlamentar, siç tha ai, për gjithçka që ka bërë për “Trepçën”, për shkak se pritjet e qytetarëve janë të shumëta.

Mitrovicë, (Kosovapress) 17 prill 2014

Mustafa, Trepça meriton përkrahje më të madhe
Postime të ngjajshme
Fillimi