Trepça ndanë mirënjohje shkollës Eqrem Çabej
Trepça ndanë mirënjohje shkollës Eqrem Çabej
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2014-06-19 09:54:24

Menaxheri i Ndërmarrjes Trpça Prof.Dr Ahmet Tmava të mërkurën vizitoi shkollen e mesme  të ulët "Eqrem Çabej" në Mitrovicë, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe kontributin e nxënësve të kësaj shkollë në aspektin artistik.

Gjatë kësaj vizite Tmava u mirëprit nga drejtoresha e kësaj shkolle Sanije Raifi të cilës iu nda mirënjohje për bashkëpunimin e treguar.

"Eshtë një mirënjohje në shënjë respekti, falënderimi për ju dhe nxënësit e shkollës suaj për bashkëpunimin e deritanishëm që kemi pasur dhe shpresoj që do të kemi  edhe në të ardhmën" tha Tmava .

Ndërsa drejtoresha e shkollës në fjalë falënderoi menaxherin Tmava për kohën që ndau me nxënësit e shkollës dhe tha se "është një privilegj i madh që sot jeni në mesin tonë dhe të nxënësve tanë' shtoi Raifi.

Menaxheri Tmava u përgjigj edhe shumë pyetjeve të bëra nga nxënës të kësaj shkolle,duke u dhënë njohuri më të hollësishme për punën që bëhet në Ndërmarrjen Trepça.

Gjithashtu me këtë rast menaxheri Tmava pati rastin të shikoj edhe ekspozitën e pregaditur nga nxënës të klasës së dytë në të cilën gjendeshin punime të ndryshme edhe për pasurit nëntokësore që ka Trepça.
Në fund te vizitës u ndanë edhe dhurata për nxënësit e kësaj shkolle

Trepça ndanë mirënjohje shkollës Eqrem Çabej
Postime të ngjajshme
Fillimi