Ndërmarrja Trepça filloj bashkëpunimin me Qeverinë Çeke për zhvillimin e dy projekteve kapitale për Ndërmarrjen Trepça. Qeveria Çeke, ka dhënë një donacion për punimin e dy projekteve për minierat e Trepçës:
Për ujëtharjen e minierës së Hajvalisë është bërë projekti i detajuar me të gjitha parametrat e duhura për ujëtharje. Për realizimin e këtij projekti, Qeveria Çeke, ka shprehur gatishmërinë që të participoj me një shumë prej 387,000 €, si dhe me mbikëqyrjen e realizimit të projektit me ekspertët çek, ndërsa Trepça duhet të participoj me një shumë rreth 400,000 €.
Për projektin e hapjes së horizontit të XII dhe XIII janë dhënë dy projekte ideore, ai për thellimin e pusorës kryesore dhe hapjen e horizonteve me anë të pjeti-poshteve.
Menaxheri i ndërmarrjes Trepça, Prof. Dr. Ahmet Tmava falënderoj Qeverinë Çeke si dhe ekspertët për kontributin e dhënë.
Në muajin nëntor të këtij viti, Menaxheri i Trepçës me bashkëpunëtorë si dhe ata të KPMM-së janë ftuar të vizitojnë Çekinë për vizitë pune.
Trepça filloj bashkëpunimin me Qeverinë çeke