Të bëjmë më shumë për Trepçën
Të bëjmë më shumë për Trepçën
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2014-12-10 15:09:39

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, së bashku me bashkëpuntorë ka vizituar ambientet e Trepçës ku ka ndarë një mirënjohje për kontributin e dhënë gjatë vitit 2014 ndërmarrjes Trepça.

Menaxheri i Trepçës, Prof. Dr. Ahmet Tmava, informoi kryetarin e OEK për rezultatet e arritura, të cilat janë mbi 20% më të larta në krahasim me vitin e kaluar, kurse ka zbritje të dukshme të shpenzimeve dhe në të njëjtën kohë e njoftoj edhe për problemet me të cilat po ballafaqohet Trepça.

Gjatë takimit të përbashkët OEK dhe Trepça u shtruan disa çështje me interes:
• Duhet të gjitha Institucionet e vendit t’i kushtojnë vëmendje më të shtuar Trepçës,
• Të kompletohet Infrastruktura Ligjore për Trepçën, dhe
• Të hartohet Strategjia për zhvillim të Trepçës që është me interes të veçant për vendin.

Gjithashtu u diskutua edhe për problematikën e energjisë elektrike dhe për pagesat që janë të papërballueshme për Trepçën. Trepça ka asetet e veta për furnizim me energji elektrike mirëpo raportet janë të pa qarta në këtë drejtim andaj u kërkua nga z.Gërxhaliu që të na ndihmojë në këtë çështje.

Po ashtu u kërkuar nga z.Gërxhaliu që të ndihmohet me organizimin e një panairi për ekspozimin dhe shitjen e prodhimeve të Trepçës si dhe me furnizimin me të gjitha paisjet dhe mjetet e nevojshme për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e punëve në Trepçë.

Ndërmarrja Trepça, me fuqinë ekonomike që posedon, duhet të shihet edhe si potencial për intergrimin e vendit

Të bëjmë më shumë për Trepçën
Postime të ngjajshme
Fillimi