Konferencë për media
Konferencë për media
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2014-12-26 15:28:56

Minatorët çdo here kanë qenë në ballë të përgjegjësive kombëtare, çdo herë kanë qene tregues të rrugës drejt perspektivës.  Edhe këtë vit puna dhe angazhimi i tyre na bënë të jemi krenar.
Bazuar në gadishmërin e institucioneve qëndrore të definohet statusi i Trepçës që të  tregojmë kahjen e zhvillimit të Trepçës, ne e kemi shpall këtë vitë  “ viti i mobilizimit dhe i prodhimit” në mënyre që të tregojmë se Trepçës duhet ti definohet statusi dhe Trepça si një ndërmarrje publike me një ligj tëveçante ti ipet hapësira për zhvillim.
Ky vit shënon prodhim rekord të pasluftës në të dy minierat në Stan Tërg dhe Artanë me rritje të prodhimit të xehes dhe koncentratit mbi 20%.
Problemet e trashëguara:
- borxhete mbetura prej vitit të kaluar;
- mos pagesa e koncentratit të shitur ( kontrata e vitit 2013);
- një numër i punëtorëve në pamundësi aktivizimi për të realizuar të hyra, janë vetëm barrë e atyre që realizojnë prodhim;
- punësimi i njerëzve jo të angazhuar drejtpërdrejt në prodhim;
- siguria e aseteve të  Trepçës
- dinamika jo e mirë  e hapësirave të  eksploatuara
- shpenzime jo korrekte
- mungesa e regjistrimit dhe vlerësimit të aseteve

Mobilizimi për arritje të  objektivave:

- kemi vu kushte dhe kritere që  vend supozimi në  minierë  të  jetë  sa më  racional dhe pa varfërim;
- janë realizuar punë  dhe investime me interes kapital;
- kemi blere pajisje të  cilat drejtpërdrejt ndikojnë në  realizimin e planit të  prodhimit;
- kemi bërë  investime për të  krijuar siguri dhe kushte më  të  mira për pune;
- kemi ulje të  dukshme të  shpenzimeve;
- këtë vit fal Zotit dhe angazhimit kemi rënje të  lëndimeve
- kemi punuar dhe jemi në  përfundim për aktivizimin e furrave për prodhimin e Zn oksidit dhe Zn plumbit;
- kemi bërë  një projekt për fillimin e tharjes në  minierën e Hajvalis;
- kemi bërë  një projekt-ider për hapjen e horizontit XII dhe XIII;

Fal angazhimit të  punëtorëve të  Trepçës në  veçanti të  minatorëve, ky vit është viti rekord i prodhimit pas luftës  si për sasinë xehes së  eksplatuar por edhe të  prodhimit të  koncentratit.

Kjo ka reflektua edhe të  hyra rekorde nga prodhimi i drejtpërdrejt.

• Prodhimi i koncentratit  18.000 t         viti i kaluar 15.000 t
• Te hyrat afër 13.000.000€                  viti i kaluar 10.500.000€     
• Prodhimi i xehes 204.000 t                 viti i kaluar 186.000 t

Me këtë angazhim kemi dashur të  tregojmë dhe të  dëshmojmë se si duhet të  jetë  statusi i Trepçës, Trepça në  asnjë mënyre nuk mund të  privatizohet, Trepça të  jetë  një ndërmarrje publike me një status te veçantë  duke na dhënë hapësire investimeve dhe zhvillimit. Pritjet e qytetarëve nga Trepça për zhvillim ne obligohemi se si ti bëjmë realitet.

Është momenti i shënimit të  një epoke të  re, epokë  e zhvillimit dhe progresit.
Besojmë në  gatishmërinë e institucioneve qëndrore në  definimin e statusit të  Trepçës sa me parë që është e mundur.
Çdo dite e humbur është humbje për ekonomin e Kosovës.
Ne si Trepçë  do te jemi bartëse te aktiviteteve minerare dhe zhvillimore.

ME FAT

Konferencë për media
Postime të ngjajshme
Fillimi