Gjendja shëndetësore e minatorëve të Trepcës është renduar, Greva vazhdon
Gjendja shëndetësore e minatorëve të Trepcës është renduar, Greva vazhdon
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2015-01-21 03:31:30

Greva e minatorëve të minierës, “Trepca” në Stan Terg, është duke vazhduar, ndërsa që gjendja shëndetësore e minatorëve është rënduar.

Zëvendës menaxheri i “Trepcës”, Ibush Jonuzi dhe menaxheri i minierës “Trepca”, Qazim Jashari, kanë deklaruar se gjendaj e minatorëve grevisët është përkeqësuar, pasi që tek minatorët vrehet një lodhje, për shkak të kushteve të rënda të cilat mbretërojën në horizontin e VIII, ku ata ngujuar.

Minatorët dhe Këshilli Grevistë, janë të pa lëkunduar në kërkesat e tyre, duke kërkuar nga Institucionet Qendrore të Kosovës që urgjentish ta miratojën Ligjin, që Trepcën, Ligj i cili “Trepcën”, da ta transformonte në Kompani publike.

Zyrtarë të lartë të PTK-së, në Mitrovicë, sot në mengjez kanë vizituar menaxhmentin dhe sindikatën e  “Trepcës” në Stan Tërg. Esat Jusufi nga PTK-ja, ka theksuar se i tërë stafi i PTK-së në Kosovë, është solidarizuar me minatorët grevistë. Jusufi, ka shtuar se PTK-ja është e gatëshmë që të ndihmojë minatorët, me gjëra të nevojëshmë. 

Gjendja shëndetësore e minatorëve të Trepcës është renduar, Greva vazhdon
Postime të ngjajshme
Fillimi