Ibush Jonuzi, njëri ndër personalitetet më të ndritura të Trepçës
Ibush Jonuzi, njëri ndër personalitetet më të ndritura të Trepçës
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2015-01-30 07:52:58

Menaxhmenti i "Trepçës", sot ka shënuar 65 vjetorin e lindjes së,  Ibush Jonuzit, njërit nga liderët e marshit të minatorëve si dhe grevës së lavdishme të vitit 1989, të minatorëve të minierës "Trepça", në Stan Terg. 
Prof dr Ahmet Tmava, menaxheri i "Trepçës’, ka theksuar se, jemi mbledhur këtu për të shënuar  65 vjetorin e lindjes së, Ibush Jionuzit, njërit nga personalitetet më të ndritura të "Trepçës", i cili është bërë sinonim i të gjithë minatorëve, i punës dhe atdhedashurisë.

"Ibush Jonuzi, është udhërrëfyesi më i mirë për gjeneratat e reja, se si duhet të punohet për vendin, për minierën dhe "Trepçën", si duhet të jetë profesional i guximshëm dhe gjithmonë në vijën kombëtare" ka thënë Tmava. 

Tmava ka shtuar se "pa marr parasysh vështërsitë që i janë bërë gjatë okupimit, si presioni, shantazhe, kërcënime për jetë si dhe burgosja, Ibushin, asnjëherë nuk munden ta gjunjëzojnë, por vazhdoi punën e tij, me përkushtimin ma të madhe që të ndihmojë "Trepçën" dhe Kosovën në tersi në zhvillimin e saj ekonomik, duke sakrifikuar edhe jetën".

"Ne gjeneratat e reja, me përkulje e falënderojmë për gjithë atë punë që  ka bërë për "Trepçën" dhe Kosovën, ndërsa që për ne do të jetë një shembull dhe vizion se si duhet të punojmë me përkushtim" ka thënë Tmava në ceremoninë solemne të kremtimit të 65 vjetorit të lindjes së ing të xehetarisë Ibush Jonuzit.
"Kam pasur kënaqësinë dhe një privilegj të veçanet që kam punuar me këtë njeri, pra, Ibush Jonuzin, që nga viti 1977" ka thënë  menaxheri i minierës "Trepça" në Stan Terg, Qazim Jashari. Ibush Jonuzi, ka qenë nga inxhinierët e parë shqiptar, që si 23 vjeçar, është angazhuar në minierën e Stan tregut. Ka shumë veçori ky personalitet, por do themi vetëm një, " nga 3150, minatorë sa i ka pasur miniera, Ibushi, të gjithëve iu ka ditur numrin e pagesave të rrogave të minatorëve,  nuk ka pasuar nevojë të pyet se a mungon ndokush, pasi që ai e ka dituar për të gjithë" ka thënë Jashari. 

"Ibush Jonuzi, tërë jetën e tij ai ka kushtuar minierës dhe minatorëve, me punë profesionale, ka qenë shembull për të gjithë sa i përketë aspektit profesional, menxherial dhe human" ka thënë ing. Bajram Mustafa.

Ibush Jonuzi, ka lindur 65 vite me parë, në fshatin, Sumë , ish Pasomë të Komunës së Vushtrrisë.  Shkollën fillore cikli i ulët e ka mbaruar në vendlindje, ndërsa ciklin e lartë në fshatin Smrekovnicë, Shkollën e mesme teknike në Mitrovicë, ndërsa që Fakultetin e Xehetaro-Metalurgjik, inxhinier i diplomuar i Xehetarisë në Mitrovicë. Pozita e  punës në institucione lokale dhe qendrore, ka qene Zëvendës Menaxher në "Trepça". Anëtar i Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.  Deputet i Kuvendit të Kosovës , para Luftës, në dy mandate, po ashtu në dy mandate pas luftës deputet i Parlamenti të Kosovës. Më 17 shkurt të vitin 1973, është emëruar Inxhinier, pranë njësisë punuese Hulumtimet Minerare me shpime të thella. Në vitin 1983, Drejtor i Minierës ‘Trepça’-Stan Treg. Pjesëmarrës edhe në marshet e minatorët të minierës "Trepça" në Stan Treg. Jonuzi është burgosur nga rexhimi serb-jugosllav, për shkak të qëndrimeve të tij në mbrojtje të minatorëve dhe Kosovës,  më 1 mars të vitit 1989 dhe është liruar nga burgu më 29 prill të vitit 1990, në procesin e të ashtuquajturin grupi i të 14’-ve. 

Ibush Jonuzi, njëri ndër personalitetet më të ndritura të Trepçës
Postime të ngjajshme
Fillimi