Kërkesat decidive të minatorëve të Trepçës, kanë filluar të marrin rrjedhën institucionale

Prof dr Ahmet Tmava, Drejtori i përgjithshëm i minierës së “Trepça”, thekson se të gjitha veprimet që kanë ndodhur rreth “Trepçës”, kanë qenë në harmonizim të plotë ndërmjet sindikatës së minatorëve dhe menaxhmentit të ndërmarrjes.

Kërkesat decidive të minatorëve të “Trepçës”, drejtuar Qeverisë së Kosovës, pas grevës disa ditore, kanë filluar të marrin rrjedhën institucionale, ka thënë prof dr Ahmet Tmava.

Menaxheri Tmava ka shtuar se pikërisht për këtë drejtuesit e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve, kanë kërkuar nga organizatorët e protestave që Trepça të mos përdoret si pretekst për arritje politike. 

Në anën tjetrë, Nezir Behrami, kryetar i Sindikatës së Minatorëve të “Trepçës” ka shtuar se “çdo protestë që organizohet dhe që në të flitet për “Trepçën”, nuk paraqet qëndrimin e minatorëve dhe punëtorëve të kësaj miniere”.

Kërkesat decidive të minatorëve të Trepçës, kanë filluar të marrin rrjedhën institucionale
Postime të ngjajshme
Fillimi