Komunikatë nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve të
Komunikatë nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve të "Trepçës"
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2015-01-26 14:22:27

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës”, kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Institucioneve të tjetra, që të punojnë në realizimin e konkluzave që ditë më parë iu kemi dërguar.

Kryesia e Sindikatës së pavarur të Minatorëve të “Trepçës”, falenderon të gjithë qytetarë e Kosovës, që na kanë mbështetur në kërkesat tona.

Sindikata e pavarur e minatorëve të “Trepçës”,  në mbledhjen e vetë të mbajtur, sot më 26. 01. 2015, në Stan Terg,  thekson:  Se çdo protestë  që organizohet dhe që në të flitet për ‘Trepçën”, nuk paraqet qëndrimi e minatorëve dhe punëtoreve të Trepçës.

Minatorët dhe punëtoret e Trepçës, qëndrimet e tyre i kanë dhënë në formë të shkruar dhe iu janë drejtuar Institucioneve të Kosovës, besojmë shumë se Institucionet tona, do të punojnë në realizimin e konkluzioneve në interes të Minatorëve dhe të “Trepcës” në përgjithësi, kanë thënë sindikalistët.

Me FAT

Komunikatë nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve të "Trepçës"
Postime të ngjajshme
Fillimi