Konkluzat e dala nga Greva e minatorëve të ndërmarrjes Trepça
Konkluzat e dala nga Greva e minatorëve të ndërmarrjes Trepça
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2015-01-23 05:55:55

Për:

  • Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa
  • Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli

Nga:

  • Përfaqësuesit e sindikatës së punëtorëve të minierës “Trepça” me Flotacion – Stan Tërg
  • Përfaqësuesit e këshillit grevist të minierës “Trepça” me Flotacion – Stan Tërg
  • Përfaqësuesit e këshillit grevist të minierës së Kishinicës, Artanës dhe Hajvalisë
  • Përfaqësuesit e stafit menaxhues të kombinatit “Trepça”

Pas diskutimeve të shumta dhe të hollësishme grevistët erdhën në përfundim dhe unanimisht sollën këto konkluzione:

1. Greva pezullohet, por nuk ndërpritet me asnjë çmim
2. Shkresa e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, drejtuar minatorëve grevist  nuk i ka plotësuar kërkesat e pritura
3. “Trepça” duhet të jetë në pronësi të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kjo është e panegociueshme
4. Duke marrë parasysh brengën dhe reflektimin e tërë popullatës së Kosovës, për fatin e ndërmarrjes “Trepça” dhe të grevistëve, greva pezullohet, por pezullimi i grevës prodhon obligime për institucionet shtetërore si:

4.1. Brenda afatit një mujor Qeveria e Republikës së Kosovës me çdo kusht duhet të sjell  vendimin  që garanton se ndërmarrja “Trepça” nuk do të hyjë në procedurën e privatizimit

4.2 . Brenda një muaji Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të raportoj  për rrjedhjen dhe dinamikën e angazhimeve të saj në funksion të sqarimit të statusit dhe aprovimin e ligjit për kombinatin “Trepça”. Nëse brenda një muaji nuk realizohen këto kërkesa atëherë greva rifillon 

4.3 . Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet ta zgjidhë brenda afatit 5 mujor, statusin e ndërmarrjes “Trepça”. Nëse nuk definohet statusi i “Trepçës”  në afatin 5 mujor, afëher greva rifillon dhe ndërpriten të gjitha kontaktet me Institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, (besojm se deri tek kjo nuk do të vie, pasi që Institucionet e Kosovës, do ti kryejnë obligimet e tyre). Në një rast të tillë gjendja mund të eskaloj dhe përgjegjësitë i mbajnë institucionet e Republikës së Kosovës.
 

Konkluzat e dala nga Greva e minatorëve të ndërmarrjes Trepça
Postime të ngjajshme
Fillimi