Thaçi merret sërish me Trepçën
Thaçi merret sërish me Trepçën
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2015-01-15 03:39:00

Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ka folur sërish për “Trepçën”.
Në profilin e tij në rrjetin social facebook, Thaçi ka shkruar se për shfrytëzimin e pasurive minerare, Qeveria e Kosovës do të aplikojë një qasje më strategjike.

“Vendimi për të ardhmen e Trepçës do të bazohet mbi strategji konkrete, që reflektojnë interesat ekonomike dhe shtetërore të Kosovës dhe në seancën e ardhshme të Kuvendit do të shqyrtohet edhe plotësim-ndryshimi i Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe më pas kjo ndërmarrje do të hiqet prej kompetencave AKP-së”, ka shkruar Thaçi në facebook.

“Minatorët tanë kanë shkrirë shumë vite punë në shkritoret e Trepçës, duke u bërë motorë të ekonomisë dhe ajo që më së paku mund të bëjmë për ta është t’i garantojmë se Trepça ka qenë dhe do të mbetet pasuri e jona nacionale, por atraktive edhe për partneritet strategjik me investitorë të huaj. HTH”, ka shkruar më tutje Thaçi.

Thaçi merret sërish me Trepçën
Postime të ngjajshme
Fillimi