Fermerët të pajisen me makineri bujqësore të prodhuara nga Trepça
Fermerët të pajisen me makineri bujqësore të prodhuara nga Trepça
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2015-02-01 06:06:56

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot drejtorin e Trepçës, Ahmet Tmava, me të cilën ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Ministri Krasniqi e njoftoi Tmavën me programin për këtë mandat. Ai përmendi se një segment në të cilën ministria ndihmon fermerët është edhe makineria përcjellëse dhe ajo e punës. Ministri tha se duke e njohur traditën e Trepçës në prodhimin e makinerisë së punës, atëherë MBPZHR-ja do të shqyrtojë mundësinë që me Trepçën të gjenden forma të ndryshme të bashkëpunimit sa i përket pajisjes së fermerëve me makineri të prodhuara nga Trepça.

Ndërkaq drejtori Tmava falënderoi ministrin për pritjen dhe gatishmërinë për të shqyrtuar forma të bashkëpunimit që do të qonte në zhvillimin e mëtejmë të Trepçës por edhe në një mbështetje më cilësore dhe më të madhe për fermerët.

Burimi i lajmit
Fermerët të pajisen me makineri bujqësore të prodhuara nga Trepça
Postime të ngjajshme
Fillimi