Minatorët janë frymëzim për brezat e tashëm dhe të ardhshëm të Kosovës
Minatorët janë frymëzim për brezat e tashëm dhe të ardhshëm të Kosovës
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2015-02-11 14:00:18

Minatorët e minierës “Trepça” në Stan Treg, të mërkurën  i ka vizituar një delegacion i lartë i FSK-në, nga zona e Mitrovicës, i kryesuar nga major Beton Ratkoceri. Zyrtarët e FSK-së, kanë zbritur edhe në galeritë e minierës, duke parë nga afër punë që janë duke bërë luajët e nëntokës.

Delegacionin nga FSK-ja , në Minierën “Trepça” në Stan Treg, e ka pritur menaxheri i minierës ‘Trepça”, Qazim Jashari dhe Drejtori Teknik Hamëz Hamza.

 Menaxheri i minierës, Qazim Jashari, i ka njoftuar eprorët ushtarak të Kosovës, me punë që është dukje u bërë në minierë si dhe me problemet me të cilët është duke u ballafaquar miniera dhe minatorët.

Minatorët dhe menaxhemtin i “Trepçës”, kërkojnë nga institucionet e Kosovës, që çështjen e pronësisë së Trepçës, ta zgjidhë sa ma shpejt me një Ligj të veçantë, ku pasuria nëntokësore e “Trepçës” të kalojë në pronës të Qeverisë së Kosovës.

Kalimi i pronësisë së Trepçës në duart të Qeverisë së Kosovës, pra “Trepça”, nga ndërmarrje nënë administrim të AKP-së, duhet të kalojën në ndërmarrje publike, kjo është kërkesa e vetëm që kanë minatorët, iu ka thënë Jashari, zyrtarëve të lartë të FSK-së.

Delegacioni i FSK-në në Horizontin e ‘X’, ka biseduar edhe më minatorë si dhe kanë parë nga afër punë dhe kushte në të cilat janë duke punuar këta luajë të nëntokës.

Kurrë në jetën tim, tash e 35 vite minator, nuk kam qenë më i kënaqur se sot, kur po i shohë këtë djem të ri, oficer të Ushtrisë së Kosovës, që po më vizitojnë në horizontin e ‘X’, ka thënë minatori, Zenel Shabani, pas përshëndetjes me delegacionin e FSK-së.

Minatorët, punojnë e luftojnë,  për ju dhe për të gjithë popullatën e Kosovës dhe brezat që do të vinë, që kjo “Trepçë”, kjo pasuri, të jetë vetëm e Kosovës dhe e askujt tjetër iu ka thënë Shabani, delegacionit të FSK-së.

Në anën tjetër, major Beton Ratkoceri, pasi që ka falënderuar minatorët për pritje shumë të ngrohet në horizontin e ‘X’, ka theksuar se delegacioni i FSK-së, ka zgjedhur të bëjë një vizitë në minierën e “Trepçës”,  minatorët e së cilës janë frymëzim edhe për brezat e tashëm dhe të ardhshëm të Kosovës.

FSK-ja, është duke punuar shumë në ngritjen e saj profesionale, besoj se shumë shpejtë do të jemi  edhe Ushtria e Kosovë, ushtri kjo që do  të jetë krah për krah me të gjitha ushtrit tjera të NATO-së ka thënë major Ratkoceri.

Ratkoceri, ka shtuar se FSK-ja, është e gatshëm që për çdo nevojë që ka “Trepça”, me të gjitha kapacitetet që ka, t’i del në ndihmë, “Trepçës” dhe minatorëve të saj.

Minatorët janë frymëzim për brezat e tashëm dhe të ardhshëm të Kosovës
Postime të ngjajshme
Fillimi