Minatorët e Kishnicës, Hajvalisë dhe Artanës, kanë përbyll, manifestimin tradicional Java e Minatorë

Minatorët e Kishnicës, Hajvalisë dhe Artanës, kanë përbyll të enjten me një solemitet, manifestimin tradicional “Javën e Minatorëve”, kushtuar grevës së lavdishme të 20-28 shkurtit të vitit 1989.

Bislim Fetahu, manaxher i minierës së Kishnicës, duke iu drejtuar shumë të tubuarve ka thesuar se përkujtimi I grevës së lavdishme të minatorëve e cila për 26 vite me radhë ka rrezatuar, po rrezaton dhe do të rrezatoj krenari, shtytje për zhvillimin e prosperitetit për gjithë shtetin e Kosovës.

Vitin 2014, e kemi sfiduar me një rritje të prodhimit mbi 20 për qindë. Kjo rritje në rend të parë është meritë e minatorëve të Artanës dhe gjithë puntorëve të minierave me flotacion në Kishnicë dhe Artanëm ka thënë menaxheri Fetahu. Sipas tij përkrahja e madhe nga menaxheri i Trepcës prof Dr Ahmet Tmava, ka qenë një stimulim për ne dhe një vlerësim shumë domethënës në ngritje të dinjitetit dhe të mirëqenjës.

Fetahu, ka shtuar se viti 2015, përkundër vështërsive objektive e subjektive, jemi shumë të bindur se me përkrahjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, e me angazhimin dhe përkushtimin tonë të madh, do të arrijm që të rrisim prodhimin, të përmirësoj kushtet e punës dhe të rrisim mirëqenjen tone, përkatësishtë pagat tona.

Menaxheri i Kishnicës, Bislim Fetahut, ka theksuar se kemi plane e projektet për zhvillim e përparim të ekonomis së Kosovës si: Krijimi i hapësirave të reja për shfrytëzim të xeherorit në minierën e Artanës; Hapja e minierave të reja Kaltrina dhe Përroi i thartë; Po në Artanë, nxjerrëja e mineralizimeve të hallojzitit; Largimi i ujit nga miniera e Hajvalisë dhe krijimi i kushteve për shfrytëzim të xeherorit shumë të pasuar të kësaj miniere; Projekte në rregullim të flotacionit me synim rritjen e shfrytëzimit të metalit si dhe zvogëlim të efekteve negative në mjedis e shumë projekte të tjera ka thënë në fund menaxheri Fetahu.

Në anen tjetër, Naser Makolli, Kryetar I Sindikatës së Minatorëve të Kishnicës, Hajvalisë dhe Artanës ka theksuar se ende I kemi të freskëta kujtimet e grevës të minatorëve, që u përkrahën nga i gjithë populli shqiptarë dhe faktorëve relevant të kohës. 

Vullneti politik i shprehur në grevë nuk kishte pikësynim ruajtjen e statutit aktual politik të Kosovës, por qëllimi ishte më i thell, çlirimi i plotë dhe i përherëshëm i popullit shqiptarë dhe pavarsimi i plotë i Kosovës ka thënë në fund kryesindikalisti, Naser Makolli.

Ndërsa, menaxheri I “Trepcës”, por Dr Ahmet Tmava, duke iu drejtuar minatorëve të Kishnicës, Hajvalisë dhe Artanës ka theksuar se “Trepça”, vitin e kaluar e ka përmbyllur mirë në aspektin finansiar dhe të ekonomizimit me gjithë problem të shumëta, mirpo duke qenë statusi I pa qartë atëherë, kemi hasur në problem të patejkalushme që vetëm zgjidhja e statusit mundet të na I jap hapësirën zhvillimore, statusi duhet të japë hapësirë të plotë zhvillimore.

Ky rrugëtim nënë amblemen e “Trepçës”, gjatë historisë, na bënë të jemi krenarë për të kaluaren, por edhe për të bërë të tashmen dhe të ardhmen e vendit, sepse nuk jetohet nga lavdia e së kaluarës ka thënë menaxheri i “Trepcës”, Ahmet Tmava.

Tmava, në fund ka theksuar se ”Trepça”, sot gjendet në një situatë, kur kërkohet me emergjenc të veprohet në sqarim të statusit, si mundësi për zhvillim dhe progres që ka reflektim në shkallë vendi.
Në fund është dhënë edhe një program I pasur kulturo artistike nga Shoqëria Kulturo Artistike “Minatori I ri” dhe vllezërit Gashi, nga Kishnica.

Minatorët e Kishnicës, Hajvalisë dhe Artanës, kanë përbyll, manifestimin tradicional Java e Minatorë
Postime të ngjajshme
Fillimi