Minatorët dhe menaxhmenti i Trepçës, nderojnë dëshmorët e kombit
Minatorët dhe menaxhmenti i Trepçës, nderojnë dëshmorët e kombit
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2015-02-24 04:32:24

Sindikata e Pavarur e minatorëve të minierës “Trepça”, së bashku me Sindikatën e Minatorëve të Kishnicës dhe Artanës, të shoqëruar edhe nga menaxhemneti i “Trepcës”, kanë bërë vizita dhe kanë vendosur kurora me lule në varreza të dëshmorëve dhe të personaliteteve të merituar të vendit.

I tërë ky aktivitet është bërë në kuadër të 26 vjetorit të kremtimit të 20 shkurtit – “Javës së Minatorëve”, e cila shënon epopenë e lavdishme të minatorëve, jo vetëm të “Trepçës”, por të tërë Kosovës ka thënë, Nezir Behrami, Kryetra i Sindikatës së Minatorëve të “Trepçës”.

Krye sindikalisti, ka shtuar se fillimisht kemi vizituar dhe kemi vënë kurora me lule në varrin e heroit Meh Uka, në Bajgorë, pastaj kemi vizituar Shkollën Fillore në Fshatin Bare, ku kemi vendosur kurora me lule para bustit të Heroit Xhevat Jusufi. Në varrezat e fshatit Smrekovnicë, kemi nderuar veprimtarin dhe profesorin e ndjerë Latif Berisha, kemi vënë kurora me lule tek busti i heroit kombëtar Isa Boletin.

Minatorët, kanë vizituar edhe varrezat e dëshmorëve të Komunës së Mitrovicës në Shipol, po ashtu kemi vizituar edhe varrezat e dëshmorëve dhe varrin e komandantit legjendar Adem Jashari, në Prekaz si dhe varrin e Presidentit të ndiere Ibrahim Rugova.

Gjithashtu kemi vizituar edhe familjen e ish Drejtorit, tani më të ndierë të “Trepçës”, Aziz Abrashit.
Në Prekaz, minatorët janë përkulur para varreve të Jasharajve, punën të cilën e filluan minatorët në greve e lavdishme të 20 shkurtit, e vazhduan Jasharajt, duke bërë një sakrificë sublime për vendin, që me gjakun e tyre na e sollën lirin, që ne sot po e gëzojmë ka thënë Behrami.  

Prof dr Ahmet Tmava, menaxheri i ‘Trepçës”, me këtë rast para varrezave të dëshmorëve, k a theksuar se sot po bëjmë vizita tek varret e personaliteteve më të rëndësishme të Kosovës dhe kombit.

“Është, ’Java e Minatorëve’, si minatorë e qytetarë të këtij vendi, kemi për detyrë që ti respektoj, vizitoj, nderojmë dhe të përkulemi para heronjve tanë, rruga drejtë lirisë nuk ka qenë e lehtë dhe kopshte me lule, por ka qenë rrugë e larë në gjakë, brez pas brezi” ka thënë Tmava.  Minatorët dhe punëtorët e “Trepçës”, kurrë nuk do t’i harrojnë ata që dhanë jetën për lirin e vendit, gjithmonë do të përkujtohen me nderimet më të larta.
Pra minatorët e “Trepçës”, zotohen, pra varreve të këtyre burrave dhe grave, që dhanë jetën për lirin, që ne sot po e gëzojmë se do të punojmë me tërë kapacitetin që kemi në mënyrë që amanetin e tyre ta shpiem ne vendin e duhur, pra që “Trepça” ta marra vendin e merituar në zhvillimin e ekonomisë së Mitrovicës dhe Kosovës ka thënë menaxheri i Trepçës, porf dr Ahmet Tmava.

Në anën tjetër, Rasim Uka, vëlla i dëshmorit, Meh Uka, duke përshëndetur dhe uruar minatorët për festën e tyre ka theksuar se “ju që keni ardhur sot këtë në Bajgorë tek varrin i vëllaut tim dhe heroit të Kosovës, Meh Uka, ju nuk po nderoni vetëm Mehën dhe familjen Uka, por ju po nderoni tërë Kosovën”.

“Është nderë i veçantë për familje dhe tërë Shalën e Bajgorës që minatorët po nderojnë një shaljan, kjo na bënë që të jemi të lumtur se ata që dhanë jetën për liri nuk po harrohen, por gjithmonë po përkujtohen e nderohen” ka thënë Rasim Uka.

Ndërsa në shkollën fillore në fshatin Bare, që mbanë emrin e heroit Xhevat Jusufi, nxënësit e kësaj shkolle, për nderë të minatorëve kishin përgatitur program të pasur kulturor. 

Minatorët e “Trepçës”, Artanës dhe Kishicës, kanë pasuar ndjenë të veçantë, gjatë vizitës që i kanë bërë familjes së ish Drejtorit të ndierë të  “Trepcës, Aziz Abrashit.

“Trepça”, kurrë nuk do ta harroj, të madhin Aziz Abrashin, për punën që ka bërë, ai është pjesë e historisë së “Trepçës”, e epopesë së lavdishme të minatorëve që përgjithmonë ndërroi historinë e Kosovës” ka thënë menaxheri i Trepcës Ahmet Tmava.

Tmava ka shtuar se sot, ne minatorët dhe menaxhmenti i “Trepçës”, kemi vizituar një pjesë të njerëzve më të nderuar të kombit, kemi shprehur dëshirën që të nderojmë edhe familjen e simbolit të “Trepçës”, Aziz Abrashit, i cili mjerisht më nuk është në mesin tonë.  Në anën tjetër, ish bashkëpunëtori i Aziz Abrashit, Ibush Jonuzi, ka rrëfyer kujtimi nga puna me ish Drejtorin Abrashi. Nga familja  e Aziz Abrashit, minatorët e “Trepçës” i ka përshëndetur i biri Gazmend Abrashi.

“Ky është një nderë i madhë që po na bëhet neve si familje nga ana e minatorëve, tani po e shohim punën që ka bërë babai i ynë në “Trepçë”, jemi shumë mirënjohës që nuk e keni harruar” ka thënë Abrashi.

Familja, Abrashi, kurrë nuk do ta harroj ‘Trepçën” dhe minatorët, gjithmonë do të keni përkrahjen tonë ka thënë Gazmendi dhe ka shtuar se tani më ka ardhur koha që “Trepça”, ta marre vendin që i takon në zhvillimin e vendit, sepse këtë e ka dashur babai i im dhe këtë e dëshirojnë minatorët dhe menaxhmenti i Trepçës.

Minatorët dhe menaxhmenti i Trepçës, nderojnë dëshmorët e kombit
Postime të ngjajshme
Fillimi