"Minatori" i Stan Tërgut, fitues i turnirit në futboll të vogël
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2015-02-26 12:02:21

Ekipi i futbollit të minatorëve të “Trepçës”, “Minatori”, ka dalë fitues i turnirit në futboll të vogël që është organizuar në kuadër të “Javës së Minatorëve”. “Minatorët”, pas ekzekutimit të penaltive kanë mposhtur ekipin rival të “Elektro- Makinerisë”, me rezultat 4 : 3, koha e rregullt nuk nxori fitues pasi që përfundoi baras (2 : 2).

Për tri vendet e para, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” ka ndarë medalje, si dhe ekipit fitues iu janë dhuruar nga një palë trenerka, vendit të dytë dresa si dhe vendit të tretë bluza.

Turniri në futboll të vogël, që është organizuar për nderë të 26 vjetorit, grevës së lavdishme të minatorëve të “Trepçës” dhe Kosovës, ka mbledhur gjithsejtë 21 ekipe nga gjithë Kosova.

Janë zhvilluar shumë takime mes ekipeve, Sindikata e Minatorëve të “Trepçës”, është ndarë shumë e kënaqur me cilësinë e këtij turniri ka thënë Nezir Behrami, kryetra i Sindikatës.

Behrami, ka shtuar se ky turniri ishte aktiviteti I dytë sportivë që është organizuar në kuadër të manifestimit “Java e Minatorëve”, e që i kushtohet grevës së lavdishme të minatorëve të “Trepçës”, të 20 shkurtit të vitit 1989.

Finalja e takimit në futboll të vogël i ka përballuar dy ekipet futbollistike të formuar nga punëtoret e minierës “Trepça” në Stan Tërg, “Minatorin” dhe “Ekeltro-Makinerinë”. Pas një loje shumë interesante e cila u zhvillu në pranin shumë shikuesve, koha e rregullt e takimit nuk nxori fitues, pasi që takim u përmbyll me rezultat të barabartë 2 :2.

Pas ekzekutimit të penaltive, minatorët, ishin më të suksesshëm në gjuajtjet nga pika e bardhë, kështu që Minatorët, fituan me rezultat 4 : 3-( 2: 2) .

Arben Halili, kapiteni I ekipit fitues, pas takimit ka theksuar se “unë jam minator i ri që jam punësuar në minierën e “Trepçës”, fitorja e ekipit tim në këtë turnir që organizohet për nderë të “javës së Minatorëve”, është nderë i madh”.

“Si ekip fitues jemi shumë të kënaqur, pasi që me këtë po nderojmë minatorët e “Trepçës” dhe gjithë Kosovës, për atë që bënë në grevën e tyre të lavdishme para 26 viteve, me të cilën ndërruan përgjithmonë historinë e Kosovës” ka thënë Haliti.

Në anën tjetër organizatori I këtij turniri Kryetari I sindikatës së minatorëve të Trepçës, Nezir Behrami, ka theksuar se ndihem shumë i lumtur që shumë ekipe nga tërë Kosova na kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre në turnir.

Është realitet dhe nuk do ta mohoj se fitorja e këtyre djemve që në realitet janë minatorë në horizontet e minierës së

“Trepçës”, më kanë bërë të ndihem më i lumtur ka thënë Behrami.

Behram ka shtuar se ndarje e drejtësisë nga dy gjymëtar të Super Ligës së futbollit të Kosovës, Fatmir Tahirit dhe Mentor Baliut, i ka dhënë turnirit një loje shumë korrekte sa i përket

"Minatori" i Stan Tërgut, fitues i turnirit në futboll të vogël
Postime të ngjajshme
Fillimi