Trepça është pasuri e Kosovës dhe ka një të ardhme të sigurt
Trepça është pasuri e Kosovës dhe ka një të ardhme të sigurt
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2015-02-27 04:14:35

“Trepça”, është pasuria e Kosovës dhe e askujt tjetër, këtë e garanton edhe Kushtetuta e vendit, institucionet e Republikës së Kosovës do të angazhohen konkretisht që e ardhmja ekonomike e “Trepçës”, të jetë e sigurt.
Këtë komente i ka bërë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nga horizontin  i X, i minierës “Trepça”, në Stan Tërg.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar të enjten, minatorët  në Stan Tërg, në kuadër të manifestimit tradicional “Java e Minatorëve”,  kushtuar grevës së lavdishme të 20-28 shkurtit të vitit 1989, të minatorëve të Trepçës dhe Kosovës. Kryeparlamentar Veseli , në “Trepçë”, është pritur nga menaxhmenti dhe sindikata e Pavarur e Minatorëve të Stan Tërgut.

Prof dr Ahmet Tmava, menaxheri i “Trepçës”, e ka njoftuar Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, me punët dhe problemet me të cilat është duke u përballur “Trepça”.
Tmava ka shtuar se “Trepça”, vitin e kaluar e ka përmbyllur mirë në aspektin financiar dhe të ekonomizimit me gjithë problem të shumta, mirëpo duke qenë statusi i pa qartë atëherë, kemi hasur në problem të patejkalueshme që vetëm zgjidhja e statusit, do të na i hapte rrugët për zhvillim ekonomik.

Institucionet e vendit duhet të veprojnë shpejtë në nxjerrjen e Ligjit për Trepçën, nëpërmjet të cilit do të mundësohet funksionalizimi i kapaciteteve ekzistuese dhe zgjerimi i tyre ka thënë Tmava..

Prof dr Ahmet Tmava, me tej ka shtuar se definimi i statusit të “Trepçës”, do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe rrjedhimisht në rritjen e shkallës së punësimit në “Trepçë”, që është nevojë e shumë e madhe për qytetarë e Mitrovicës dhe më gjerë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar edhe minatorët në horizontin e X, të minierës “Trepca” në Stan Tërg,  ku fillimisht i ka uruar ata për manifestimin tradicional “Java e Minatorëve”.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, iu ka thënë minatorëve në punishtet e tyre në horizontin e X, se institucionet e Republikës së Kosovës do të angazhohen që e ardhmja ekonomike e Trepçës të jetë e sigurt.

“Trepça ka nevojë që t’i përshtatet kushteve dhe rrethanave të ekonomisë të tregut lirë, si e vetmja mënyrë që kapacitetet e saj prodhuese të rivitalizohen, të zgjerohen edhe më shumë, të rritet fuqia e saj eksportuese, që Trepça të gjenerojë zhvillim për vete, Kosovën dhe qytetarët e saj” ka thënë Veseli. 

Trepça është pasuri e Kosovës dhe ka një të ardhme të sigurt
Postime të ngjajshme
Fillimi