Mjeshtërit e FPP-së kujdesën për makineritë e minatorëve dhe të tërë Trepçës
Mjeshtërit e FPP-së kujdesën për makineritë e minatorëve dhe të tërë Trepçës
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2015-03-06 14:08:40

Minatorët, janë ata që luftojnë me xehe në horizontet e minierave të Kosovës, por mjeshtërit e Fabrikës së Pajisjeve të Procesit në Mitrovicë, janë ata që kujdesin për funksionimin e makinerive të tyre.

Fabrika e Pajisjeve të Procesit ‘Trepça’ (FPP-ja), është një ndërmarrje me rëndësi të veçantë për ndërmarrjen ‘Trepça’, pasi që është servis i saj. Pra këta mjeshtër të vyeshëm dhe me përvojë të madhe në këtë fushë, çdo herë janë të gatshëm që prishjet që shkaktohen në makinat minerare për kohë sa ma të shkurtë ti rregullojnë, ka thënë menaxheri, Besim Ferri.

Kemi punuar dhe punojmë dy lloje të vagonetave, që shërben për bartjen e xehes në minierën e Stan Tërgut dhe atë të Kishnicës, pastaj kthesa të hekurudha.

Vlen të theksohet se një punë shumë kapitale është bërë me ndërtimin e Skipit që shërbejnë për bartjen e xehes në minierën ‘Trepça’, në Stan Tërgut, këta Skipa, janë punuar tani për herë të parë në FPP, ndërsa që më herët një gjë e tillë nuk ka ndodh.

Ditëve të fundi kemi prodhuar 20 vagoneta të llojit ‘Radusha’ 0.7 t, e që shërbejnë për bartjen e xehes në minierën e Kishnicës si dhe 10 vagoneta ‘Uvd’ 1.6 t, që shërbejnë për bartjen e xehes në horizontet e minierës ‘Trepça’ në Stan Tërg, ka thënë menaxheri i FPP-së, Besim Ferri.

Po ashtu, punëtorët e FPP-së, kanë bërë riparime në lartë përçuesit të energjisë elektrike që shërbejnë direkt për minierat e ‘Trepçës’, punime në rezervuarin e ujit në minierë, riparime në mullinjtë e xehes në Fabrikën e Pasurimit të xehes- Flotacionit në Tuneli e Parë si dhe shumë e shumë punë të tjera, që kanë pasuar një kursim shumë të madh të buxhetit të ‘Trepçës’ ka thënë Ferri.

FPP-ja, punëtorët e saj me ndihme të inxhinierëve të makinerisë kanë punuar edhe ashensorin për minierën e Stan Tërgut, që ka një cilësi dhe siguri shumë të lartë, ka thënë Ferri dhe ka shtuar se për këtë, të gjitha atestet i ka bërë ekspertët e Fakultetit të Makinerisë në Prishtinë.  

Fabrika e Pajisjeve të Procesit ‘Trepça’, është duke prodhuar rimorkio për Traktor, me një dhe dy boshte, rimorkiot e FPP-së, janë të njohur në tërë rajonin e Ballkanit, pasi që kanë një kualitet shumë të lartë.

Në rajon jemi të parët sa i për ketë cilësisë së rimorkiove , si dhe kemi çmimit të volitshëm.

“Ka mundësi që në shtetet fqinjë dikush ka dizajnë më të mirë, por sa i përket aspektit të qëndrueshmërisë, pra fortësisë së rimorkiove, ne jemi larg çdo prodhuesi tjetër që na rrethon. Po ashtu jemi edhe shumë konkurrent në treg, pasi që kemi një çmim të leverdishëm ” ka thënë menaxheri i FPP-së, Besim Ferri.

FPP-ja, është e gatshme të punoj edhe me porosi, kemi pasur shumë raste kryesisht pas lufte kur OJQ, të ndryshme kanë porositur rimorkio dhe ne, në kohë rekorde iu kemi punuar.

Punëtorët e FPP-së, janë të gatshëm të ballafaqohen me çdo sfidë që kërkohet nga ata, pra ne jemi servis i ndërmarrjes ‘Trepça’ ka thënë në fund, Besim Ferri,  menaxheri i Fabrikës së Pajisjeve të Procesit ‘Trepça’ në Mitrovicë.

Mjeshtërit e FPP-së kujdesën për makineritë e minatorëve dhe të tërë Trepçës
Postime të ngjajshme
Fillimi