Riaktivizohet hekurudha industriale në PIM - Trepça
Riaktivizohet hekurudha industriale në PIM - Trepça
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2015-03-20 06:04:13

Prof dr Ahmet Tmava, menaxheri i ‘Trepçës’,  Drejtori i Infrakosit, Nexhmedin Rama dhe Drejtori i Divizionit të Industris Kimike’Trepça’, Ramada S Uka, kanë përuruar hekurudhën industriale në Parkun Industrial të Trepçës në Mitrovicë ( PIM).

Pas përurimit të hekurudhës, prof. Dr Ahmet Tmava, menaxher i ‘Trepçës’, ka theksuar se funksionalizimi i kësaj hekurudhe po bëhet për herë të parë që pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Hekurudha do të ketë një rëndësi të veçantë për Trepçën për  investitorët dhe blerësit, pasi që transporti i mallrave të Trepçës do të jetë më i lirë.

Në tërë botën më së shumti shfrytëzohet  transporti hekurudhor, pasi që është më i liri, nuk ndotë ambientin, Kosova duhet sa ma shumë t’i kthehet transportit hekurudhor ka thënë Tmava.

E tërë puna në riparimin e kësaj hekurudhe që do të jetë shumë me vlerë për eksport-importet e Trepçës, është kryer nga punëtorë shumë të vyeshme të Infrakosit dhe atë 5 ditë para afatit që është përcaktuar me kontratë ka njoftuar Ramadan Uka, Drejtor i Industrisë Kimike.

Pas riparimit të hekurudhës, nga Stacion hekurudhor i Mitrovicës deri në depot e industrisë Kimike në PIM, çdo Tren, mund të këtë qasje më të lehtë në Trepçë, ka thënë Uka.  

Uka ka shtuar se si menaxhmenti  i ‘Trepçës’, jemi shumë të kënaqur me punën që ka bërë Infrakosi, pasi që para afatit ka përfunduar punën në riparimin e hekurudhës që është dëmtuar gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Infrakosi, këtë punë e ka bërë me shumë pakë mjete duke ditur rendësin e Trepçës, por presim që në të ardhmen, bashkëpunimi në mes të Trepçës dhe hekurudhave të Kosovës të jetë shumë më i madh dhe me leverdi për të dyja palët ka thënë Drejtori i Divizionit të Industrisë Kimike në PIM Ramadan S Uka.

Në anën tjetër Drejtori i Infrakosit, Nexhmedin Rama, ka theksuar se menaxhmenti dhe punëtorët e Infrakosit, kanë pasuar një privilegj që i kanë dal në ndihmë Trepçës, në riparimin e binarëve që nga Stacioni hekurudhor deri në depot e Trepçës, këtu në Mitrovicë.

Infrakosi, ka kryer punë në afat rekord,  pesë ditë para afatit, kemi testuar hekurudhën dhe tani lirishtë çdo Tren mund të ketë qasje në objekte e Trepçës, në PIM.

Hekurudhat e Kosovës i gëzohen rritjes së Trepçës, pasi që bashkëpunimi në transportit hekurudhor do të jetë më i madhe, transporti hekurudhor është më i lirë se çdo transport tjetër ka thënë Drejtori i Infrakosit Nexhmedin Rama. 

Riaktivizohet hekurudha industriale në PIM - Trepça
Postime të ngjajshme
Fillimi