Nezir Behrami zgjidhet koordinatorë i Këshillit drejtues të Sindikatave të punëtorëve të Trepçës

Nezir Behrami, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Stan Tërgut, është zgjedhur në mënyrë unanime koordinatorë i Këshillit drejtues të Sindikatave të punëtorëve të ‘Trepçës’.

Në hapje të takimit të Sindikatave të pavarura të Trepçës, Miftar Hyseni, zëvendësmenaxher i ‘Trepçës’, pasi që ka përshëndetur të pranishmit ka theksuar se dëshiroj që të keni një zgjedhje shumë të mirë për koordinatorë  në mënyrë që të drejtat e punëtoreve të mbrohen denjësisht.

Zgjedhja për koordinatorë ka ardhur pas kërkesave të Këshillit drejtues të cilat kanë kërkuar që Sindikatat e Trepçës, të keni një koordinatorë në mënyrë që t’i koordinojë punët e të gjitha sindikatave në të ardhmen.

Pas propozimeve që janë bërë nga ana e Këshillit Drejtues të Sindikatave të Pavarura të Trepçës, Nezir Behrami, ka marr në mënyrë unanime shumicën e votave të përfaqësueseve të Sindikatave të Pavarura të Kompleksit Trepça. 

Do të angazhohet në koordinimin e punës me të gjitha sindikatat që veprojnë në kuadër të Trepçës, në mënyrë që  sa ma denjësisht t’i mbrojmë interesat e punëtorëve.

“Me tërë qenien tim do të angazhohem që të punojë në të mirë të punëtorëve duke e koordinuar punën e të gjitha sindikatave” ka thënë Nezir Behrami.

“Tani edhe kohët kanë ndryshuar edhe sindikatat duhet të punojnë më shumë në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve karshi menaxhmentit dhe Institucioneve të tjetër shtetërore” ka thënë Behrami.

Sipas tij “’Trepça’, njësit e saj janë në tranzicion dhe për këtë arsye sindikatat duhen të jenë më të bashkuara, më mirë të koordinuara mes veti në mënyrë që kërkesat e punëtorëve të shtrohen drejt e qarta karshi menaxhmentit dhe Institucioneve shtetërore”.

Me propozimin e koordinatorit, Këshilli Drejtues i Sindikatave të Trepçës kanë zgjedhur Burim Hajdini, administrator të Sindikatave të Trepçës.

Nezir Behrami zgjidhet koordinatorë i Këshillit drejtues të Sindikatave të punëtorëve të Trepçës
Postime të ngjajshme
Fillimi