Acid Sulfurik, arrin në Trepçë, përmes hekurudhës
Acid Sulfurik, arrin në Trepçë, përmes hekurudhës
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2015-04-04 13:08:49

Për herë të parë që pas përfundimit të luftës në Kosovë, në kompleksin Trepça, përkatësisht në Industrinë Kimike në Mitrovicë, përmes hekurudhës  kanë arritur rreth 180 t, acidi sulfurik.

“Arritja e acidit sulfurik në Parkun Industrial në Mitrovicë (PIM),  është një ogur i mirë për ‘Trepçën’”, ka thënë zëvendës menaxheri i ‘Trepçës’, Miftar Hyseni.

Sipas tij “Menaxhmenti i Trepçës, beson se futja në funksion e hekurudhës për herë të parë pas përfundimit të luftës në Kosovë, do të ndikoj shumë në ecurinë e Trepçës në përgjithësi”

Transporti hekurudhor dihet se është më i liri, të gjitha mallrat që vijnë në Trepçë si dhe koncentrati që eksportohet, mund të barten përmes hekurudhës, që ka një kosto shumë më të lirë ka pohuar Miftari.

“Sot kemi vetëm lajme të mira, pasi që një sasi e explozivit është lejuar të përdorët në minierat e Trepçës, pra puna në miniera do ti kthehet normalitetit’’ ka nënvizuar zëvendësmenaxheri i ‘Trepçës’, Miftar Hyseni.
Në anën tjetër Ramadan Uka, Drejtor i divizionit të Industrisë Kimike ka theksuar se arritja e rreth 180 t, acid sulfurik , do të mundësoj një prodhim të qëndrueshëm të alumin sulfatit.

Reparti i alumin sulfatit do të punojë me kapacitet të shtuar, në mënyrë që ti furnizojmë me këtë substancë kimike, Ujësjellësit e Kosovës. Alumin sulfati, është nderë preparatet kimike kryesore që shërben për pastrimin e ujit të pijes në Fabrikat e Ujësjellësve ka thënë përgjegjësi i Industrisë Kimike në Trepçë, Ramadan Uka. 

Është bërë një punë e madhe nga ana e ‘Trepçës’, Infrakosit dhe operatorit CMC-së, për të riaktivizuar hekurudhën, gjë që ka bërë që kostoja e Acidit Sulfurik të jetë më e lirë, ka thënë Uka.  

Ai ka falënderuar hekurudhat e Kosovës, që kanë qenë shumë kooperativë duke ofruar tërë ndihmën dhe profesionalizmin e nevojshëm në transportimin e kësaj substance kimike

Acid Sulfurik, arrin në Trepçë, përmes hekurudhës
Postime të ngjajshme
Fillimi