Trepça furnizon me Sulfat Alumini, Ujësjellësit e Kosovës
Trepça furnizon me Sulfat Alumini, Ujësjellësit e Kosovës
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2015-04-16 07:50:39

Reparti i Sulfatit të Aluminit që gjendet në Parkun Industrial në Mitrovicë (PIM), ka rifilluar prodhimin e Sulfat Aluminit, pas sigurimit të lëndës së parë.

“Ne punëtorët  e repartit të Sulfat Aluminit, jemi të kënaqur kur punojmë sepse po jetojmë nga puna dhe djersa e jonë” ka thënë Sefer Sefedini, punëtor i këtij reparti.

Prodhimi i Sulfatit të Aluminit, është një ogur i mirë për Trepçën , me gjithë vështersit që kemi.
“Trepça në mungesë të licencës ka vështersi në punën e saj, por fillim i prodhimit të Sulfatit të Aluminit është një ogur i mirë për Trepçën se punët do të shkojnë mbarë” ka thënë menaxheri i ‘Trepçës’, prof. Dr Ahmet Tmava,

“Tek punëtorët vërehet një mobilizim për punë me qëllim që të jetojnë nga puna e tyre, punëtorët janë të kënaqur vetëm atëherë kur ata punojnë” ka thënë Tmava. 
Sipas tij “këto ditë po vërehet edhe një mobilizim më i madh në punë edhe tek minatorët në minierat e Stan Tërgut dhe Kishnicës”.

Në anën tjetër Drejtori i Divizionit të Industrisë Kimike ‘Trepça’, Ramada S Uka ka theksuar se pas importimit të lëndës së parë të Acidit Sulfurik dhe Arxhilës, menjëherë reparti i Sulfatit të Aluminit ka filluar prodhimin.
Puna po shkon mirë, punëtorët janë të motivuar për punë e po ashtu edhe tregun e kemi të siguruar për këtë prodhim që kemi ka thënë Uka.

Sulfati i Aluminit është një kripë inorganike, gjenë përdorim të madhe në industrinë e ujit të pijes, në industrinë e tekstilit, industrinë e lëkurës, industrinë e ngjyrosjes etj.

Pra kjo kripë ka një përdorim të gjerë në industri, tani për tani në Kosovë po thuajse përdoret vetëm në industrinë e ujit ka thënë drejtori Ramadan Uka.
Sipas tij, kapaciteti i prodhimit të repartit të Sulfat Aluminit është 5 mijë t në vitë, por ne tani jemi duke prodhuar vetëm një mijë t në vitë.

E tërë kjo po ndodhur për shkak të humbjes së tregut dhe mos mundësisë së depërtimit në tregjet e jashtme.
Para lufte me këtë kripë inorganike janë furnizuar tregjet e Greqisë, Malit të Zi, Serbisë e Kosovës, ndërsa që tani kemi vetëm tregun e industrisë së ujit në Kosovë ka thënë i pari i repartit të Sulfatit të Aluminit.   
Me Sulfat Alumin një kohë është furnizuar edhe kampi ushtarak amerikan ‘Bondsteel’, si dhe pishinat, pasi që kjo kripë shërben për pastrimin e ujit.

Uka ka shtuar se shpenzuesit më të mëdhenj të Sulfat Aluminit në Kosovë janë Ujësjellësit rajonal të Kosovës, pra ne prodhojmë ekskluzivisht vetëm për ujësjellësit.

Por këtu duhet të përmendet Kompaninë Rajonal të Ujësjellësit të Prishtinës që është një nga shpenzuesit më të mëdhenj të kësaj kripe inorganike.

Të reshurat e mëdha atmosferike ndikojnë në rritjen e kërkesës për Sulfat të Aluminit, pasi që Ujësjellësit kanë nevojë më të madhe për pastrim të ujit të pijes ka thënë Uka.

Në këtë repart janë të punësuar gjithsejtë 21 punëtorë, ndërsa që puna kryhet vetëm në një ndërrim.   

Trepça furnizon me Sulfat Alumini, Ujësjellësit e Kosovës
Postime të ngjajshme
Fillimi