Punëtorët e Trepçës me kontroll falas dhe benefite tjera në spitalin Medicine
Punëtorët e Trepçës me kontroll falas dhe benefite tjera në spitalin Medicine
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2015-05-20 02:39:49

Një Memorandum i nënshkruar të martën në Mitrovicë nga menaxheri i Ndërmarrjes  Trepça, Ahmet Tmava dhe drejtori i spitalit special për sëmundje kardiovaskulare - International Medicine Hospital (IMH) në Prishtinë,  Ali Hocaoglu, do t’ju mundësojë punëtorëve të Trepçës dhe familjarëve të tyre, nga një kontroll falas, si dhe benefite në shërbime të tjera gjatë këtij viti.

Menaxheri Tmava  falënderoi drejtorin e Spitalit Medicine për hapin që ka ndërmarrë dhe punën që po bënë ky spital në Kosovë.

“Sot është një moment i veçantë sepse duke ditur specifikat e ambientit ku punojnë minatorët, sot po hapet një mundësi që në rast nevoje ata të trajtohen në një vend ku shërbimet profesionale janë në nivelin më të lartë”, ka thënë Tmava.

Në anën tjetër, drejtori Hocaoglu, tha se ky hap është ndërmarrë në shenjë bamirësie, duke pasur për bazë gjendjen ekonomike në Kosovë, veçanërisht në Mitrovicë.

“Ne dëshirojmë që t’u ofrojmë shërbimet tona falas dhe me benefite tjera punëtorëve të Trepçës dhe familjarëve të tyre, si dhe jemi të kënaqur që mund ta bëjmë një gjë të tillë”, ka thënë mes tjerash Hacaoglu.

Ai ka shprehur dëshirën për thellimin e këtij bashkëpunimi në të mirë të punëtorëve, por edhe të qytetarëve të kësaj komune në përgjithësi.

Punëtorët e Trepçës me kontroll falas dhe benefite tjera në spitalin Medicine
Postime të ngjajshme
Fillimi