Nis manifestimi tradicional Java e Minatorëve
Nis manifestimi tradicional Java e Minatorëve
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2016-02-22 03:51:42

Të Shtunën me 20 Shkurt  , me rastin e 27 vjetorit të Grevës së Minatorëve, në Stanterg të Mitrovicës filloj  “Java e Minatorëve”.

Në këtë manifestim përveq përfaqësuesëve të institucioneve lokale, morën pjesë edhe përfaqësues më të lartë të institucioneve shtetërore, si Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga   dhe Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Menaxheri i Ndërmarrjes Trepça  Ahmet Tmava, pasi foli për rëndësinë e kësaj ngjarjeje, bëri thirrje për institucionet e vendit që këtij gjiganti t’i kthehet nami i dikurshëm.

Ndërkaq Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, tha se sot po përkujtohet njëra nga kthesat më të rëndësishme historike të rrugëtimit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, që filloi pikërisht këtu, në horizontet e Trepçës, 27 vite më parë.

Ajo potencoi se falë kësaj sakrifice dhe vlerave të cilat udhëhoqën Kosovën dhe qytetarët e saj, u realizua ëndërrta e qytetarëve, pavarësia e Kosovës.

Ndërsa Para qindra të pranishmëve në këtë ngjarje të veçantë, kryeministri Isa Mustafa ka garantuar minatorët e pranishëm se Trepça është dhe do të mbetet e Kosovës, se ajo s’do të jetë objekt i asnjë diskutimi dhe se gjatë këtij viti do të përfundohet Ligji për Trepçën, Strategjia për Trepçën të cilat do të sigurojnë perspektivë për Trepçën.

“Ajo që unë dëshiroj t’ju them, duke ju falënderuar që më thirrët që t’ju përshëndes është të ju garantoj që Trepça është e Kosovës, do të mbetet e Kosovës, s’do të jetë objekt i asnjë diskutimi për të, se Trepça është e juaja, e minatorëve dhe ju minatorët jeni të Kosovës. Dhe po ashtu, ju siguroj se gjatë këtij viti, ashtu siç jemi marrë vesh me drejtorin e juaj, profesor Tmavën, me sindikatën e juaj dhe me përfaqësuesit tuaj, ne do ta përfundojmë Ligjin për Trepçën, do ta përfundojmë Strategjinë për Trepçën dhe do ta sigurojmë perspektivën e Trepçës.
Në fund të kësaj ceremonie, për të pranishmit në sallë u shfaq një program i pasur kulturo-artistik.

Gjatë kësaj jave, tashmë tradicionale, do të organizohen manifestime dhe veprimtari të ndryshme, ndërsa do të ketë edhe veprimtari kulturore, sportive, homazhe e vizita nëpër familje dëshmorësh, etj. 

Me fat!

Nis manifestimi tradicional Java e Minatorëve
Postime të ngjajshme
Fillimi