Përfaqësues të Bankës Botërore vizituan Trepçën
Përfaqësues të Bankës Botërore vizituan Trepçën
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2016-02-25 15:48:43

Përfaqësuesit e Bankës Botërore,  Michael Stanley dhe Kristen Hund vizituan minierën Trepça në Stan Tërg, flotacionin në Tunelin e Parë dhe menaxhmentin e Ndërmarrjes Trepça në Mitrovicë.

Gjatë kësaj vizite ata u shoqëruan nga drejtori i minierës Trepça Stan Tërg, Qazim Jashari i cili u shpalosi punën, vështirësitë dhe të arriturat  në këtë minierë.

Pas vizitës në minierë, përfaqësuesit e Bankës Botërore u ndalën edhe në menaxhmentin e  Ndërmarjes në Mitrovicë, ku u pritën nga menaxheri Ahmet Tmava, zëvendës menaxheri Miftar Hyseni dhe këshilltar Ibush Jonuzi.

Përfaqësuesit  e Bankës Botërore ishin të interesuar rreth çështjes së rivitalizimit të gjendjës së Trepçës, rreth nivelit të prodhimit për vitet në vijim si dhe për çështjen e  Ligjit për Trepçën.

Ekspertët e bankës botërore u informuan nga menaxheri z/Ahmet Tmava për të gjitha ato që ata shprehen interesim ku dhe pohuan se jemi plotësisht me atë se çka i njoftoi menaxheri Tmava.

Pastaj z/ Michael potencoi se për Trepçën duhet bërë disa hapa, por hapi i parë duhet të jetë ligji për Trepçën edhe atë (Trepçën e re).

"Banka botërore ka vëmendje të veçantë të kalimit të ligjit për Trepçën ,dhe  se ne do ta njoftojmë kreun e lartë të bankës botërore se investimi në miniera gjenerojnë vende të reja pune, Trepça duhet të luajë rol të  rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës" shtoi ndër të tjera eksperti Michael.

Për fund eksperti Michael tha se ne do ti dërgojmë mesazh qeverisë se duhet të bëhet ligji për Trepçën, duhet të bëhet trajtimi i mbetjeve industriale (valorizimi), duhet të bëhet trajtimi i çështjes sociale si dhe atyre ambientale.

Eksperti Michael deklaroi se ne kemi qenë edhe më herët në Trepçë por ajo që ne pamë sot janë bërë shumë përparime për të mirë.

Për bankën botërore është shumë shpresë dhënëse sasia e rezervave-resursit minerar që posedon Trepça.

Përfaqësues të Bankës Botërore vizituan Trepçën
Postime të ngjajshme
Fillimi