Përmbyllet me sukses Java e Minatorëve
Përmbyllet me sukses Java e Minatorëve
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2016-02-29 03:53:16

Në kuadër të 27 vjetorit të kremtimit – “Javës së Minatorëve”, e cila shënon epopenë e lavdishme të minatorëve, jo vetëm të “Trepçës”, por të tërë Kosovës , Ndërmarrja Trepça përmbyll me sukses agjendën javore të paraparë në nderë të javës së minatorëve.

Me një manifestim qëndrorë që u mbajtë në Stan Terg të Mitrovicës me 20 Shkurt filloj manifestimi tradicional “Java e minatorëve “ , ku përveq mysafirëve të shumtë ishin edhe krerët më të lartë të vendit si Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Ndërmarrja Trepça në krye me menaxherin e saj Ahmet Tamava dhe Kryetarin e Sindikatës së minatorëve te Trepçës Nezir Behramin dhe këshillin organizativ, vizituan dhe bën homazhe pranë shtatorës së heroit të kombit “Isa Boletini ”, “Varrezat e Dëshmorëve “ në Shipol të Mitrovicës , dhe po ashtu u vizituan edhe familjarët e ish punëtorëve të Trepçës.

Gjithashtu përfaqësues të Trepçës vizituan Forcat e Sigurisë së Kosovës , dhe Policinë e Kosovës me seli në Mitrovicë, njëherit karakterizuese është edhe vizita në kampin e KFOR-it në Novosellë të Magjunajt.

Në nderë të Javës së Minatorëve, një manifestim tjetër është mbajtur edhe në Minierën e Artanës dhe Kishnicës duke u përcjellur edhe me disa aktivitete të tjera kulturore .

Përveq vizitave dhe homazheve, “Javën e Minatorëve “ e karakterizuan edhe shumë aktivitete të tjera të organizuara nga Sindikata e Minatorëve të Trepçës siq janë, turniri në futbollë dhe shah që përfaqësohet nga punëtorët e Trepçës dhe minatorët.

Turniri i shahut, ka mbledhur një numër të madhë garuesish nga të gjitha njësit e “Trepçës”, duke përfshirë këtu edhe minatorët nga Artana e Kishnica. Po ashtu pas disa ndeshjeve të shtunën më 27 Shkurt u mbajt finalja në lojën e futbollit nga njësitet e“Trepçës”,ku njëherit pjesmarrës në këtë lojë ishin edhe përfaqësues të tjerë nga institucone të ndryshme .

Po ashtu në ambientet e Muzeut të Qytetit në Mitrovicë u shfaq filmi dokumentar "Greva e Minatorève" me të cilin u bë edhe përmbyllja e javës së minatorëve.

Në emër të menaxherit të Ndërmarrjes Trepça Ahmet Tmava, falënderohen të gjithë punëtorët e menaxhmentit, sindikatës, minatorët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë për të gjitha kontributet e dhëna gjatë gjithë javës.

Gjithashtu falënderohen edhe përfaqësuesit e mediave të shkruara dhe elektronike të cilët me punën e tyre kontribuan në informimin e opinionit publik lidhur me aktivitetet gjatë javës së minatorëve.

Me Fat!

Përmbyllet me sukses Java e Minatorëve
Postime të ngjajshme
Fillimi