Oda Ekonomike e Kosovës dhe një delegacion nga Austria vizituan Trepçën
Oda Ekonomike e Kosovës dhe një delegacion nga Austria vizituan Trepçën
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2016-03-23 08:41:50

Të Mërkurën në Ndërmarrjen Trepça, për një vizitë pune ishte kryetari i OEK Safet Gergjaliu  me bashkëpuntor si  dhe  një delegacion nga Austria te përfaqësuar nga Z.Dr.Peter Hasslacher.

Delegacioni  në fjalë u prit nga menaxheri i Trepçës Dr.Ahmet Tmava ,Zv.Miftar  Hyseni dhe Kshilltari i menaxherit  Ibush Jonuzi.

Qëllimi i vizitës ishte njohja , informimi dhe  përkrahja e zhvillimit te Trepçës.

Të  pranishmit u njoftuan nga menaxheri i Trepçës për gjendjën në të cilën gjendet Trepça si dhe synimet për  kahjet  e  zhvillimit të këtij  sektori të rëndësishëm për vendin.

Kryetari i OEK në emër të delegacionit falënderoi menaxhmentin e Trepçës  për  dhënien  e shumë informatave të  rëndësishme dhe shumë të qarta për gjendjen në të cilen gjendet Trepça si dhe kahjet e zhvillimit te saj.

Ne fund   të këtij takimi  u arritë  konkluzioni i përbashkët   se në muajin Qershor  të  vitit  2016 në Vjenë të  Austrisë  të organizohet një  konferencë  me komunitetin e biznesit,  e që në atë  konferencë  te bëhet prezantimi i resurseve dhe potencialin që ka Trepça.

Oda Ekonomike e Kosovës dhe një delegacion nga Austria vizituan Trepçën
Postime të ngjajshme
Fillimi