Delegacioni i Parlamentit të Landit Nordrhein Westfalen nga Gjermania vizituan Trepçën
Delegacioni i Parlamentit të Landit Nordrhein Westfalen nga Gjermania vizituan Trepçën
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2016-04-27 08:02:15

Të martën në orët e pasditës, në menaxhmentin e Ndërmarrjes Trepça  për vizitë ishte  delegacioni i "Komiteti  për Evropën dhe një Botë" të Parlamentit të Landit Nordrhein Westfalen nga Gjermania.

Delegacioni Parlamentar i përbërë nga 20 antarë, në orët e pasditës në Trepçë u prit nga menaxheri Prof.Dr Ahmet Tmava me bashkëpunëtorë, ku i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi  i  AKP-së Fatos Meqa.

Menaxheri I Ndërmarrjes Trepça Prof.Dr Ahmet Tmava, delegacionit ne fjalë  u shprehi mirëseardhje dhe falënderim për vizitën në Trepçë dhe interesimin e tyre që të informohen lidhur me gjendjen, aktivitetet dhe synimet e zhvillimit të Ndërmarrjes Trepça.

Delegacionit të Parlamentit të Landit Nordrhein Westfalen nga Gjermania iu bë një prezantim për Trepçën  sipas asaj që edhe kishin shprehur interesim.

Pas prezantimit të bërë, parlamentarët Gjerman shprehën interesim dhe parashtruan shumë pyetje, ku për të gjitha pyetjet e parashtruara për parlamentarët gjerman u dhanë përgjigje nga menaxheri Tmava  dhe bashkëpuntorët.

Përfaqësuesi  i delegacionit të parlamentarëve Gjerman për fund të vizitës shprehu mirënjohje për pritjen, prezantimin e bërë si dhe marrjen  e përgjjigjeve në pyetjet dhe interesimin e shtruar.

Parlamentarët në fund treguan gadishmërinë  për vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmën në proceset zhvillimore të Trepçës.

Delegacioni i Parlamentit të Landit Nordrhein Westfalen nga Gjermania vizituan Trepçën
Postime të ngjajshme
Fillimi