Ambasadori i SHBA-së në Kosovë viziton Trepçën
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë viziton Trepçën
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2016-09-01 03:57:55

Me datë 30.08.2016, në ndërmarrjen Trepça ishte në vizitë Ambasadori i ShBA-së në Kosovë ekselenca e tij z. Delawie me bashkëpuntorë, me ç’rast mirëseardhje i dëshiroj menaxheri i ndërmarrjes z. Ahmet Tmava me bashkëpuntorë.

Kjo vizitë e realizuar me kërkesë të Ambasadorit, vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Trepçën, duke marrë parasysh aktualitetin dhe rrethanat në të cilën ndodhet ndërmarrja Trepça.

Ambasadori u interesua për punën dhe aktivitetet që ndodhin në Trepçë me ç’rast u njoftua nga menaxheri për aktivitetet që ndodhin në ndërmarrje si dhe për vizionin zhvillimor të ndërmarrjes.

Pas diskutimeve të zhvilluara është inkurajuese për ne se Ambasadori dha një mesazh të qartë se Trepçës duhet t’i bëhet një zgjedhje ekonomike e qëndrueshme nëpërmjet së cilës krijohen vende të reja pune dhe garantimit të një perspektive zhvillimore.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë viziton Trepçën
Postime të ngjajshme
Fillimi