Në Stantërg filloi manifestimi Java e Minatorëve (28 vjetori)
Në Stantërg filloi manifestimi Java e Minatorëve (28 vjetori)
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2017-02-21 07:33:11

Me rastin e 28 vjetorit të grevës së minatorëve të Trepçës, e cila shënon epopenë e lavdishme të minatorëve, jo vetëm të “Trepçës”, por të tërë Kosovës, të Hënën në Stantërg u mbajt manifestimi qendror ‘Java e Minatorëve’.

Në këtë manifestim, përveç minatorëve dhe mysafirëve të shumtë ishin edhe deputetë të Parlamentit të Kosovës, zëvendës ministra, përfaqësues të Sindikatës së minatorëve të Shqipërisë e shumë mysafir të tjerrë.

Fillimisht, pjesëmarrësve iu drejtua menaxheri i Ndërmarrjes Trepça, Ahmet Tmava, duke shpallur të hapur Javën e Minatorëve. Pasi foli për rëndësinë historike të kësaj greve, menaxheri Tmava u shpreh të jetë krenar për trashëgimin që lanë gjenerata të tëra të minatorëve.

Sipas tij, greva e vitit 1989 ishte goditja më e madhe ndaj okupatorit që më vonë kulmoi me çlirimin definitive të vendit.

Të pranishmëve iu dejtuan me fjalë rasti edhe drejtori  i minierës me flotacion Trepça , Qazim Jashari,kryetar i Sindikatës së Pavarur të minatorëve të Trepçës Shyqri Sadiku ,  Kryetar i Sindikatës së Pavarur të minatorëve të Shqipërisë Gëzim Kalaja, e të tjerë.

Gjithashtu vlenë të theksohet se u kërkua që 20 shkurti të zyrtarizohet si Dita e Minatorëve të Kosovës.

Aktivitetet e Javës së Minatorëve tashmë tradicionale,do të vazhdojnë gjatë gjithë javës,ku  do të organizohen homazhe e vizita nëpër familje dëshmorësh ,manifestime të ndryshme kulturore dhe  sportive.

ME FAT!

Në Stantërg filloi manifestimi Java e Minatorëve (28 vjetori)
Postime të ngjajshme
Fillimi