Veseli në turin e dëgjimit me minatorët e Trepçës
Veseli në turin e dëgjimit me minatorët e Trepçës
Postuar nga: Trepça Data e publikimit :2017-03-22 16:36:55

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të hënën ka bashkëbiseduar dhe ka dëgjuar idetë e minatorëve të Trepçës për të ardhmen e gjigantit metalurgjik të Kosovës.

Minatorët shfaqën kërkesat e tyre për mbështetjen e nevojshme në punësimin e minatorëve të rinj dhe për zgjidhjen e problemit të përvojës së punës dhe pensioneve të tyre.

Pasi dëgjoi idetë dhe kërkesat e minatorëve, kryetari Veseli tha se propozimet e tyre do ti shërbejnë për ndërtimin e vizionit të ri për rimëkëmbjen e Trepçës.

“Minierat, në rastin konkret që po bisedojmë dhe me cilën ju jetoni, i mbani edhe familjet e juaja, ka rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për familjet e juaja si minatorë por ka rëndësi për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Minierat janë lokomotivat e zhvillimit ekonomik të Kosovës, transformimit industrial të Republikës së Kosovës”, tha ndër të tjerash kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli.

Veseli në turin e dëgjimit me minatorët e Trepçës
Postime të ngjajshme
Fillimi