Në kuadër të bashkëpunimit në mes të ndërmarrjes Trepça dhe UNDP-së, kjo e fundit po realizon një projekt për ndërtimin e argjinaturës në deponinë e sterilit në minierën e Artanës.
Argjinatura ka për qëllim mbrojtjen e lumit të Marecit nga ndotjet që shkaktohen nga mbetjet minerare që janë grumbulluar gjatë dekadave të punës së kësaj miniere dhe po ndërtohet me material argjilor, që është izolator i mirë i ujërave nëntokësore.
Ky projekt është financuar nga UNDP, punët është duke i kryer kompania vendore Asfalt, ndërkaq, materiali mbushës, përkatësisht argjila është siguruar nga ndërmarrja Trepça.