SHKARKO PREZENTIMIN
SHQIP | ENGLISH
SHIKO PREZENTIMIN
Kėrkohet Adobe Flash Player
Trepēa ėshtė minierė e?
Cu - Pb
Pb - Zn
Pb - Ag
Pb - Zn - Au

Delegacioni i Trepçës viziton minierën me flotacion Sasa në Maqedoni

Mitrovicë, 2010-07-05

 

Me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të kompanisë Metso Minerals me seli në Shkup, z. Viktor Sotarovski, delegacioni i përbërë nga z. Ferat Shala, menaxher i ndërmarrjes Trepça, drejtorët e minierave Stantërg dhe Artanë: z. Beqir Maliqi, z. Selim Frangu dhe z. Halil Qela, këshilltar i menaxherit, kanë qëndruar një ditë në minierën me flotacion Sase në jug-lindje të Maqedonisë.

Gjatë vizitës në këtë minierë nëntokësore, vizitorët nga Mitrovica u njohën me metodat e eksploatimit të xehes, hapjen e horizonteve të reja, gjeologjinë e trupave xeheror, largimin e ujërave nëntokësor etj. Më pas, vizita ka vazhduar në fabrikën e pasurimit-flotacionin, ku kompania Metso Minerals ka ndërruar sistemin e flotimit nga ai i hapur, siç janë tash në Trepçë, në një sistem të mbyllur dhe plotësisht të digjitalizuar dhe funksional, përmes sistemit automatik të furnizimit me reagensë kimik. Ky ndërrim i sistemit, ka bërë të mundur që të rritet përqindja e metalit në koncentrat mbi 10% në krahasim me metodën e mëhershme. Ata, po ashtu, kanë vizituar edhe repartin e tharjes, i cili në mënyrë automatike lejon të kaloj vetëm koncentrati i cili ka lagështirë nën 6%.

Veç tjerash, delegacioni nga Kosova u njoh edhe me kushtet e punëtorëve, mbrojtjen e ambientit, deponit e sterilit etj.