Informata të përgjithshme
Me hyrjen e KFOR-it dhe NATO-s bëhet ndarja e pjesës veriore të Kosovës e me këtë dhe ndarja e Trepçës. Në pjesën veriore; minierat e Albanikut dhe Metalurgjia e Plumbit në Zveçan punojnë pa kurfar pengese. Në minierat Kizhnic dhe Artan punëtorët shqiptar hyjnë në miniera dhe flotacion por nuk mund ta fillojnë prodhimin për shkak të mungesës së mjeteve elementare. Në minierën e Statërgut dhe në Parkun Industrial në Mitrovicë (PIM), KFOR-i pengon punëtorët shqiptarë me hy në objekte dhe në të njëjtën kohë siguron ardhjen e punëtorëve serb në këto objekte.
Pas 4 muajve KFOR-i nuk i bien punëtorët serb por edhe shqiptarët nuk i lejon me hy në objekte. Punëtorët me javë dhe muaj të tërë mblidhen para portave të Trepçës por pa sukses sepse pengohen prej KFOR-it. Pas këtyre trazirave nënshkruhet marrëveshja për mirëkuptim mes KFOR-it dhe sindikatës me të cilën parashihet që në minierën e Stantërgut të kthehen 218 punëtorë shqiptarë të cilët do të përgatitin minierën për prodhim dhe kështu me 22.12.1999 në minierën Trepça kthehen 218 punëtorë, por edhe me këtë përfundon kthimi i tyre.
Në Gusht të vitit 2000 KFOR-i ndërpret prodhimin në Metalurgjinë e Plumbit për shkak të ndotjes shumë të madhe të ambientit dhe nënshkruhet marrëveshja mes UNMIK-ut dhe përfaqësueseve të punëtorëve serb me të cilët rregullohet punësimi i 1000 punëtorëve serb dhe stipendione për 2300 punëtorë tjerë.
Jepet leja që në pjesën jugore dhe qendrore të punësohen gjithashtu 1000 punëtorë. Këta punëtorë e kanë për detyrë pastrimin e objekteve, punët rreth mbrojtjes së ambientit dhe sigurisë. Në pjesën veriore funksionojnë shërbimet komplete dhe ekzistojnë të gjitha kushtet për punë normale. Në pjesën jugore dhe qendrore të kontrolluar prej shqiptarëve mungojnë kushtet elementare për punë dhe veprim: nuk ka mjete të punës, vegla, telefon, karrika, kompjuter si dhe mjete tjera.
Punëtorëve serb ju vazhdojnë pagat në formë të stipendionit edhe pas muajit Shkurt 2001 edhe që sipas marrëveshjes të nënshkruar ato është deshtë të stopohen. Sipas shënimeve të sindikatës në këtë kohë afro 5000 punëtorë shqiptar janë pa kurrfarë të ardhurash dhe pa status të definuar.