Gjeologjia e vendburimeve të Pb-Zn në brezin xehëror "Trepça"
Anëtarët litologjik të cilët e ndërtojnë rajoni xeheror “Trepça janë: sedimentet e trijasikut, peridotitet e serpentinizuara, formimet e jurasikut dhe kretakut, vullkanitet dhe vullkanogjeno-sedimentaret e tercijarit dhe sedimentet e miocenit. Nga pikëpamja gjeotektonike rajoni xeheror “Trepça”, i takon Zonës së Vardarit (F.Kossmat, 1924), pllakës kontinentale (M.Dimitrijeviq, 1972) dhe zonës së aktivizimit terciar (A.Grubiq, 1974, S.Jankoviq dhe M.Petkoviq) përkatsisht zonës ofiolitike të Vardarit. Në rajonnin xeheror Trepca kemi keto fusha xeherore te Pb-Zn : fusha xeherore BelloBërdo, fusha xeherore Cërnac, fusha xeherore StanTërg, fusha xeherore e Drazhnjës ,fusha xeherore Ajvali-Kizhnicë dhe fusha xeherore Artana.

1. Fusha Xeherore Bello Bėrdė
Ndėrtimin gjeologjik i territorit te gjerė ėshtė i pėrfaqėsuar nga sedimentet vullkanogjeno-sedimentare (argjilofilitet, flitet, ranorėt, gėlqerorėt, mermeret, dijabazet dhe kloritete), ultrabazitet e trijasit dhe formimet e kretakut tė vonshėm (gelqerorėt strallorė, gėlqerorėt mergelorė dhe flishi) dhe kompleksi terciar vullkanogjeno-sedimentar i pėrfaqėsuar nga seria e kuqe dhe produktet e fazės sė parė vullkanike derdhjet andezite dhe pirokllasitet) dhe te fazės se dytė (derdhjet kuarcllatite dhe pirokllasitet).

Krijimet e kretakut të vonshëm të cilët shtrihen në mënyrë transgresive mbi formimet e vjetra janë më inters të vecant në aspektin metalogjenik për deponimet e xeherorëve të Pb-Zn.
Strukturat e thyrjeve tektonike kanë pas rol vendimtar në xeroroformimin e Pb-Zn veqanarisht ato me shtrirje VP-JL ( Maja e Paviqit-Vojetin-Odojisht dhe Lebar lumi Jellen, fig. ) , VVP-JJL, L-P. Fushën xeherore të Bello Bërdës e përbënë vendburimi Kopaonikut si dhe një sërë paraqitjesh xeherore të Pb-Zn si Marushiq, Lebare, Lumi i Jelenës, etj.
1.1.Vendburimi i Albanikut (Kopanikut )
Studimi tektonik - Territori i këtij vendburimi karakterizohet me një mbërthim tektonik mjaft kompleks të përfaqësuar nga strukturat plikative dhe disjuktive. Strukturat rrudhose lajmërohen në formimet e trijasikut dhe të kretakut të vonshëm si sistem rrudhash. Strukturat rupture lajmërohen sisteme të thyerjeve tektonike në një zonë të gjerë.
Studimi litostratigrafik - Vendburimi i Albanikut (Kopaonikut) është i lidhur për gëlqerorët e senonit dhe kontaktet e tyre me rreshpe dhe kuarcllatite . Këta magmatit në vendburim paraqiten si dajke me shtrirje gjeneral VVL-JJP ose si trupa damarorë të pjerrtë në kontakt të gëlqerorëve dhe serpentinitev.
Studimi gjenetik - Xeherorët e Pb-Zn janë formuar me metasomatozën hidrotermale në gëlqerorë duke formuar trupa xeherorë me formë të pa rregullt e pjesërisht si damar dhe skarne të impregnuara.
Studimi mineralogjik - Pėr trupat metasomatik dhe damarorė janė karakteristike trupat masiv xeheror tė ndėrtuar nga pirotina e piriti me galenit e sfalerit si minerale kryesore xerorobartėse.
Fusha Xeherore e Rogoznes
Territori i fushës xeherore të Rogoznës përfshin pjesët qendrore dhe veri lindore të malit Rogozna. Në ndertimin gjeologjik të këtyre terreneve janë prezent të gjitha formacionet si në fushën xeherore të Bello Bërdës por me disa specifika, paraqiten : serija sedimentaro- vullkanogjene trijasike, ultrabazitet e trijasikut, formacioni diabazo-strallorë i jurasikut, formimet e kretakut të vonshëm dhe krijimet vullkanogjene te terciarit, fig. Për këtë rajon është shumë karakteristike paraqitja e rifeve silicore- karbonatike në sipërfaqe të ndërtuar nga kuarci, kalcedoni, opali, kallciti dhe pak nga sulfuret. Fusha xeherore e Rogoznës karakterizohet me ndërtim blloqe me lëvizje të konsiderueshme vertikale të blloqeve dhe mbihipje. Kjo është e lidhur me thyerjen Devet Jugoviq-Rogozna –Golija me orientim gjeneral VP-JL. Kjo zonë ndërpritet nga strukturat thyerëse me shtrirje V-L në drejtimin Maja e Zezë-Rajetiq-Crnac. Strukturat me shtrirje V-P më së shpeshti janë reverse në krahasim me strukturat me shtrirje V-L të cilat janë normale.

Në fushën xeherore të Rogznës mineralet xeherore janë të lokalizuar në amfibolite dhe në krijimet e kretakut të vonshëm., serpentinite dhe vullkanite. Në këtë rajon lajmërohen mineralet xeherore skarne të Cu (pirit, protin , hallkopirit e sfalerit). Fushën xeherore të Rogoznës e përbëjnë vendburimet Crnac- Plakonica si dhe shfaqjet xeherore të Pb-Zn Kikavica, Brehinje, Leskoca Gllava, Lumi i Kuq, Procka e Berberis dhe Procka e Karavansalis ku lajmërohen mineralizimet xeherore të Cu (bakrit).
2.1.Vendburimi Crnac-Pllakonica
Studimi tektonik - Vendburimi është formuar në prerjen në mes strukturës leskore (mbihipëse) me shtrirje gjenerale VP-JL dhe thyrjes tërthore me shtrirje VL-JP.
Studimi litostratigrafik - Xehrorėt e Pb-Zn nė vendburimin Crnac-Pllakonicė janė tė deponuar nė shkėmbinjtė amfibolik tė trijasikut nė formė tė damarëve me shtrirje VP-JL deri nė L-P tė cilėt kanė rėnie tė fortė e shpeshherė janė vertikal.
Studimi gjenetik - Xeherorët e Pb-Zn janë formuar me metasomatozën hidrotermale në amfibolite duke formuar trupa xeherorë me formë të pa rregullt e pjesërisht si damar me trashësi 5-10m me rënie të fortë dhe zonë mineralizuese xeherore disa qindra metra sipas shtrirjes dhe 400m sipas thellësisë.
Studimi mineralogjik - Pėr trupat metasomatik dhe damarorė janė karakteristike trupat masiv xeheror tė ndėrtuar nga pirotina e piriti me galenit e sfalerit si minerale kryesore xehrorobartėse tė Pb-Zn me pėrqindje 9-11%.
Fusha Xeherore Koporiq - Shatoricė
Në ndërtim gjeologjik te fushës xeherore Koporiq- Zhuta Perla-Shatoricë dominojnë shkëmbinjtë ultrabazik të masivit peridotit të Ibrit dhe kompleksit terciar magmatik. Kompleksi terciar magmatik ne këtë fushë xeherore është i përfaqësuar nga : seria vullkanogjeno-sedimentare(seria e kuqe), vullkanitet e fazës se pare dhe te dyte, trupat intruziv kuarcmonoacit dhe mikrodiorit. Kretaku i vonshëm paraqitet ne pjesën lindore i përfaqësuar nga gëlqeroret mergelorë dhe flishi. Veçori e kësaj fushe xeherore është se ne sipërfaqe nuk ka formime trijasike të cilat janë karakteristike për fushat xeherore te Pb-Zn te këtij rajoni xeherore. Pozita, forma dhe dimensionet e fushës xeherore janë te përcaktuar ne saje te dy zonave thyerëse veriperëndimore te rendeve te larta dhe strukturave thyerëse verilindore e lindje-perëndim. Gërshetimi i këtyre strukturave ka thyer masivin peridotit te Ibrit duke shkaktuar ndërtim blloqesh në këto terrene, derdhje të vullkaniteve , ndërrime hidrotermale dhe mineralizime xeherore te Pb-Zn . Kësaj fushe xeherore i takojnë vendburimet Koporiq, Zhuta Prlina dhe Jelakce(Krive Njive), si dhe paraqitjet xeherore Prisoje-Qardak, Zelena Stena, Rosulje, StankovoGuvno, Proseqenica etj.
3.1.Vendburimi Koporiq
Studimi litostratigrafik - Vendburimi gjendet ne kontakt tė serprentiniteve, si dysheme, dhe flishit tė kretakut si pjesė tavanoje. Xeherorėt lajmėrohen ne forme ne forme masash hidrotermale-kuarcore-karbonatike trashėsia e tė cilave sillet 1-35 m. Xeherori ėshtė i lidhur pėr tė ēara nė formė tė njė metasomatoze selektive tė pjesėve tė serpentinitev. Damarorėt sulfur dhe damarėt shpesh janė tė grupuar nė zona mė tė gjera se 50m.
Studimi mineralogjik - Asociacionin xeheror e pėrbejnė njė numėr i madh mineraleve ku galeniti dhe sfaleriti janė minerale kryesore. Nė Koporiq paraqiten edhe mineralet e nikelit dhe kobaltit (si sulfure dhe arsenide). Strukturat xeherore janė masive dhe tė inpregnacionit. Mesatarja e Pb-Zn ne xeheror ėshtė 2.9-3.2%. Vendburimi ne intervalin vertikal ėshtė hulumtuar deri ne 100m.
Departamenti i Gjeologjisė