Historiku i minierės TREPĒA

Në vitin 1964 me Trepçën integrohen të gjitha minierat e Plumb – Zinkut dhe të gjitha ato me integrimin në Trepçë kalojnë në investime. Një pjesë prej tyre pas përfundimit të investimeve ndahen prej Trepçës dhe mjetet e investuara prej Trepçës nuk i kthejnë. Barra e të gjithë këtyre transaksioneve bien në Minierën Trepça në Stantërg.

Në vitin 1967 fillon punën e rregullt Metalurgjia e Zinkut dhe fabrika e Akumulatorëve në Mitrovicë – kapaciteti i parë për përpunimin e metaleve të Trepçës. Pas vitit 1974 bëhet kthesë e rëndësishme edhe në Trepçë nga aspekti i formimit të një strategjie të re të zhvillimit. Përgatiten dokumentacionet dhe projektet për ndërtimin e kapaciteteve për finalizimin e metaleve të Trepçës.

Gjatë viti 1980-1981 lëshohen në prodhim të rregullt pothuajse në të gjitha qendrat e Kosovës fabrika me kapacitet të madh: në Mitrovicë faza e dytë e akumulatorëve dhe baterive, në Pejë fabrika e Baterive Industriale, në Gjakovë Metaliku, në Prizren Famipa, në Gjilan fabrika e NiCd, në Vushtrri fabrika e llamarinës së Zinkuar. Paralel me këtë investohet në modernizimin dhe zgjerimin e kapaciteteve në minierën Trepça në Stantërg si dhe në modernizimin dhe zgjerimin e kapaciteteve ne të dy metalurgjitë.

Tani Trepça është një sistem tekniko - ekonomik ku këmbimin më të madh të mallrave e bën në shtetet e zhvilluara. Në vitin 1983 Trepça shiçuar nga aspekti i bilancit devisor zë vendin e tretë në Jugosllavi.
Instituti me entet dhe njësit e dislokuara në të gjitha organizatat e rëndësishme bëhet bazë e qëndrueshme për koncipimin e mëtejshëm të zhvillimit të Trepçës, punohet në zhvillim e një numri të programeve të cilët paraqesin synimin e Trepçës për depërtimin në teknologji të larta: programi i prodhimit të folis për qarqe integrale profesionale, programi për prodhimin e filmit, programet për përpunim kimik të metaleve programi i baterive primare, Dryfiti, prodhimi i elektro pirunarve dhe paimeve të xehetarisë, përpunimi i mëtejmë i produkteve nga faza e parë e zhvillimit të Trepçës, etj.

Fatkeqësisht pas vitit 1981 politika gjithnjë e më tepër “përzihej” në punët e Trepçës dhe kjo kulminon në vitet 1984-1985 kur një numër i madh i ekspertëve dhe udhëheqëseve të Trepçës zëvendësohet me ekspert dhe udhëheqës tjerë. Me këtë ndërpritet hovi i zhvillimit të Trepçës dhe prej fazës së dytë të zhvillimit fillon realizimi vetëm i programit të Dryfitit dhe të elektro pirunarve por edhe ata nuk përfundojnë. Në vitin 1990 të gjithë punëtorët dhe ekspertët shqiptarë përjashtohen prej punës në mënyrë të dhunshme.

Udhëheqja e re e Trepçës shpejt vërtetohet së pa punëtorët dhe ekspertët shqiptare nuk mund ta mban prodhimin në Trepçë. Prandaj ata ftojnë një numër të vogël te punëtorëve të kthehen në punë, por sipas marrëveshjes që ka qen, punëtorët refuzojnë të kthehen në mënyrë parciale në punë. Pasi që dështojnë në këtë drejtim atë problem tentojnë ta zgjedhin me punësimin e punëtorëve dhe ekspertëve nga Bullgaria, Sllovakia, Bosnia dhe Rusia. Në vitin 1989, Xehetarët e Stantërgut futen në grevë për të kundërshtuar ndryshimet kushtetuese që po i ndërmerrte regjimi i Beogradit, me qëllim të suprimimit të autonomisë së Kosovës. Në shenjë hakmarrje, të gjithë punëtorët shqiptarë largohen nga puna, kurse numri më i madh i tyre burgoset dhe vuan dënimet disa vjetësh.

Rezultatet e prodhimit tregojnë që të gjitha këto tentative kanë kaluar pa ndonjë sukses të dukshëm dhe kjo ka vazhduar deri në vitin 1999. Gjatë gjithë veprimtarisë minerare prej 70 vitesh, nga vendburimi janë nxjerr 35 milion tonë xehe  (Prodhimtaria e minierës sipas dekadave). Aktivitete minerare janë zhvilluar nga sipërfaqja e deri në nivelin 15m, pra 745m thellësi. Nga viti 1945 deri me 1990 mesatarja e prodhimit vjetor ka qenë përafërsisht 580,000 tonë. Viti me prodhimtari më të lartë prej 704,000 tonë ka qenë viti 1984. Vlen të përmendet se derisa prodhimtaria e xehes është rritur përmbajtja e plumbit e zinkut është zvogëluar.

Prodhimi i Xehes për Dekada

Prodhimi i Xehes për Dekada