Java e minatorëve - Agjenda

SKENARI PËR MANIFESTIMIN JUBILAR TË JAVËS SË MINATORËVE

Me vendim të menaxhmentit Trepça dhe në konsultim të ngushtë me sindikatën e Trepçës është formuar këshilli organizativ në përbërje:

  1. Ferat  Shala             kryetar,  menaxher  i Trepçës
  2. Avdi  Uka                anëtar, ish-minator, veteran i grevës
  3. Ramiz  Kadriu         anëtar, punëtor, veteran i grevës
  4. Miftar  Hyseni          anëtar, menaxher i minierës në Stantërg
  5. Halil  Qela               anëtar, kryetar i sindikatës  në Stantërg
  6. Beqir  Maliqi            anëtar, zv. menaxher  i minierës në Stantërg
  7. Xhafer Nuli              anëtar, aktivist sindikal
  8. Bajram  Mustafa      anëtar, aktivist  sindikal
  9. Hysen Vrajolli          anëtar, përfaqësues nga miniera e Artanës
  10. Ibush Jonuzi            anëtar, ish minator, veteran i grevës
  11. Ismail Smakiqi         anëtar, përfaqësues i pushtetit lokal
  12. Ali Ahmeti               anëtar, përfaqësues i shoqërisë civile

Manifestimi është mbajtur nën patronazhin e Qeverisë së Kosovës.
Aktivitetet përcjellëse të manifestimet janë mbajtur në ditën e hapjes dhe ditën e mbylljes së Javës së Minatorëve.

  1. I pari është mbajtur më 20 shkurt, në  Stantërg,  ku është shpallur e hapur Java e Minatorëve;
  2. I dyti është mbajtur më 28 shkurt, në Mitrovicë  (manifestimi qendror në ditën e mbylljes së Javës së Minatorëve), manifestimi i 28 Shkurtit i cili është mbajtur në qendrën e kulturës "Rexhep Mitrovica" është transmetuar direkt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Gjatë javës janë organizuar këto aktivitete:

  1. Vizita tek familjet e minatorëve të vrarë në luftë si dhe në familjet e veteranëve të grevës që kanë vdekur;
  2. Manifestim në Kishnicë - Artanë (qendra e kulturës);
  3. Gara  sportive në formë të turneut, në disa degë sportive, me pjesëmarrjen e klubeve nga Mitrovica, Skenderaj, Vushtrria dhe Prishtina;
  4. Manifestime kulturore të nivelit lokal.

Gjatë gjithë kësaj kohe, procesi i punës është zhvilluar normalisht. 

Televizioni Publik i Kosovës (RTK) ka realizuar një program dokumentar nga periudha e lëvizjes së minatorëve dhe e ka emituar gjatë javës së minatorëve.