I lindur më 09-05-1963 në Rashan të Mitrovicës. I martuar, baba i dy fëmijëve. Jeton në Mitrovicë. Shkollën fillore e ka kryer në shkollën e fshatit, Gjimnazin matematikor në Prishtinë, studimet i ka ndjekur në Fakultetin Xehetaro-Metalurgjik të Universitetit të Prishtinës, dega Gjeologji, ku edhe ka diplomuar më 1987.
Gjatë viteve 1987-1994, ka punuar asistent në lëndët Gjeofizikë dhe Gjeologji Ekonomike. Po ashtu prej vitit 1987 ka punuar në Minierën me Flotacion “Trepça” fillimisht në shërbimin gjeologjik e pas luftës në njësinë punuese Shpuarjet e thella si drejtues. Gjatë viteve ‘ 80 ishte aktivist i lëvizjes dhe pjesëmarrës i ngjarjeve të kësaj periudhe. Në fillim të viteve ‘ 90 u inkuadrua në radhët e LDK-së, anëtar Kryesie i Degës për Mitrovicë. Në vitin 1994 ka emigruar në Gjermani ku ka kryer aktivitete humanitare, politike dhe shkencore.
Pas luftës ka ndihmuar jetimët e luftës së fundit çlirimtare, është marrë me aktivitete sindikale në “Trepçë”, aktualisht kryetar e AAK-së dega në Mitrovicë. Para dhe pas luftës ka kryer një mori kursesh. Njeh disa gjuhë si: anglisht, gjermanisht dhe serbo-kroatisht Tani është këshilltar i drejtorit gjeneral të “Trepçës” .
U lindė mė 11-02-1965, nė Vraniq tė Therandės. Shkollėn fillore e ka mbaruar nė Bukosh, tė mesmen nė Therandė, drejtimi Kimi-Teknologji. Me profesion ėshtė inxhinier. Ka studiuar Gjeologjinė nė Fakultetin e Xehetarisė dhe Metalurgjisė nė Mitrovicė.
Për shkak të aktivitetit politik kombëtar është burgosur në vitin 1982. Gjatë periudhës së rezistencës pasive (1991-1998) ka kryer aktivitet në kudër të ish-Këshillit të Arsimit të Kosovës. Më 1998 i është bashkuar kryengritjes së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Pashtrikut. Më 1999 ka qenë pjesë e administratës së ish-Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në komunën e Therandës. Gjatë periudhës së viteve 1999-2008 ka qenë bashkëpunëtor i disa mediave të shkruara të Kosovës. Aktualisht kryen funksionin e shefit të Zyrës për Marrëdhënie me Mediat dhe Publikun në Trepça – Ndërmarrje në Administrim të AKP-së, në Mitrovicë. Është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.