Metalurgjia e Zinkut
Kompleksi i tanishëm i kapaciteteve prodhuese për prodhimin e zinkut,kadmiumit dhe prodhimeve tjera , janë të vendosura në Mitrovicë, në udhëkryqin rrugor-magjistralja e Ibrit , magjistralja e Adriatikut, me të cilin nëpërmjet limaneve të Adriatikut është vendosur lidhja transportuese detare dhe tej-oqeanike. Rrjeti hekurudhor industrial i vendosur në brendi të kompleksit industrial mundëson lidhjen hekurudhore magjistrale jug-veri të Ballkanit.
Departamenti i Metalurgjisë së zinkut gjendet në kompleksin Industrial të Mitrovicës, ku përveç këtij departamenti janë të vendosura edhe Departamenti i Industrisë kimike dhe Industria e baterive. Të gjitha këto në kuadër të kombinatit ,,Trepça”.
Ndërtimi i objekteve të para të prodhimit të zinkut dhe objekteve tjera prodhuese, kanë fituar në 1963 ndërsa prodhimi i parë i zinkut është realizuar në prill të vitit 1967.
Kapaciteti i prodhimit ka qenë 30.000 t/v Zn elektrolitik 1.500 t /v aliazhe të zinkut, 150 Cd t /v dhe 67.000 t /v acid sulfurik. Teknologjia hidrometalurgjike e përfitimit të zinkut, atëherë e aplikuar, është bazuar në përpunimin e fërguesit ,vetëm me metodën e finjizimit neutral. Tretmani i fërgesës së zinkut në këtë mënyrë ka mundësuar shfrytëzimin e metalit të Zn vetëm 76%. Pjesa e pashfrytëzuar e zinkut është deponuar në vend të caktuar,jashtë rrethit industrial në formë të fundrrinës. Sasia e kekut (EMCO fundërinës),e deponuar në këtë mënyrë duhet të jetë gati 500.000 me afro 25% zink.
Mënyra e tillë e eksploatimit të zinkut, nga koncentrati i zinkut (vetëm në aplikimin e finnjizimit neutral) ka rrezikuar rentabilitetin e kompanisë dhe të kombinatit ,,Trepça” si tërësi.
Pas hulumtimeve detale të shumë proceseve për përfitimin e zinkut, të cilat mundësojnë valorizimin më të lartë të metalit të zinkut, gjatë viteve 80-ta është vendosur që të bëhet rekoinstruimi dhe modernizimi i kapaciteteve ekzistuese,e cila me objektet e rindërtuara paraqesin një tërësi prodhuese, teknologjike dhe ekonomike, me shfrytëzim të lartë të metaleve të zinkut në koncentrate (95%) dhe në mbrojtjen maksimale të ambientit të njeriut.
Kapacitetet e objekteve prodhuese dhe ndihmëse kanë qenë të projektuara dhe të ndërtuara për prodhimin e 80.000/vit të zinkut elektrolitik pos objektit të fërgimtorës e cila ka mundësuar realizimin e prodhimit 50.000t/vit të zinkut elektrolitik.
Në fazën e dytë të rrumbullaksimit të investimeve në Metalurgjinë e zinkut, pos ndërtimit të objektit të fërgimtorës së koncentratit të zinkut me të cilën kishte qenë e mundur prodhimi i 80.000t Zn elektrolitik, ka qenë paraparë realizimi i disa projekteve për përfitimin e disa produkteve finale si bakri sulfat, zhivë, indium, selen etj.
Pas përfundimit të rekonstruimit dhe modernizimit të kapaciteteve, pos prodhimit të zinkut elektrolitik, është mundësuar prodhimi i produkteve dhe gjysëm produkteve tjera si vijon:
- acidit sulfurik
- aliazhave te zinkut
- metalit tė kadmiumit
- zink pluhurit pėr cementim (pėr nevoja vetanake dhe pėr treg) dhe tė
- gjysėm produkteve tjera (fundrinė e bakėr sulfatit, zgura e zinkut,fundrina Co-Ni, etj.)
Me aplikimin e teknologjisë së re është ngritë shfrytëzimi i metalit të zinkut nga koncentratet të zinkut dhe është mundësuar ekstraktimi i metalit të zinkut nga mbeturinat e deponuar të fundrinës së zinkut gjatë viteve të prodhimit 1967-1985.
Cilësia e të gjitha prodhimeve ka qenë konform standardeve më të larta të pranuara në bursa botërore, gjithashtu objektet e prodhimit si dhe ndihmëse kanë garantuar mbrojtjen e ambientit të njeriut sipas standardeve më të larta evropiane në këtë lëmi.
Konjuktura e mirë e prodhimeve të zinkut në treg, prodhimi stabil, cilësia e lartë e prodhimeve , shfrytëzimi i lartë i metalit të zinkut nga koncentratet e zinkut (mbi 95%) si dhe përmbushja e të gjitha parametrave të prodhimit , kanë mundësuar efekte të larta financiare duke i kryer obligimet financiare ndaj kreditorëve vendor dhe të huaj (gjatë periudhës 1986-90).
Të gjitha objektet prodhuese dhe ndihmëse, në momentin e largimit të dhunshëm të ekspertëve dhe punëtorëve shqiptarë në vitin 1990, kanë qenë në gjendje të prodhimit stabile dhe maksimal.
Gjatë periudhës 1990-1999 është bërë eksploatimi i egër dhe mirëmbajtja jo adekuate e pajisjeve kështu që ka ardhur deri te shkatërrimi i shumë stabilimenteve prodhuese, degradimi i mjedisit dhe sigurisë në punë.
Gjithashtu duhet cekur se në vitin 2000, në periudhën kur ekspertëve dhe punëtorëve shqiptarë nuk iu është lejuar hyrja nga ana e KFOR-it në objektet e tyre, ka ardhur deri te shpërthimi i zjarrit në objektin e hallës së celulave gjatë së cilës janë shkaktuar dëme të mëdha materiale (objekti ka qenë nën mbikëqyrjen e KFOR-it Francez).Pas zjarrit në këtë periudhë, për shkak të sigurisë joadekuate nga ana e KFOR-it, ka ardhur deri te vjedhja masive e pajisjeve, pjesëve rezervë dhe kabllove elektrikë.
Pas lejimit të hyrjes së ekspertëve dhe punëtorëve të Metalurgjisë së zinkut nga ana e UNMIK-ut në shtator të vitit 2000,ekipi profesional i Metalurgjisë së zinkut ka bërë inspektimin dhe incizimin e të gjitha objekteve prodhuese dhe ndihmëse dhe në bazë të këtyre shënimeve ka përgatitur biznes planin për aktivizimin eventual të objekteve prodhuese dhe ndihmëse.
Për të vërtetuar planet e biznesit të hartuara nga ekspertët vendorë, Trepça në vitin 2004 ka angazhuar firmën Gjermane ,,Lurgi” nga Frankfurti, firmë e respektuar në lëmin e metalurgjisë,e cila ka qenë edhe furnizuese e licencës , Inzhinjeringut dhe pajisjeve kryesore .
Vlerësimet e ekspertëve të firmës ,,Lurgi” për angazhimin eventual të mjeteve të nevojshme financiare kanë qenë të përafërta me ato të ekspertëve vendorë.
Gjithashtu firma ,,Lurgi” ka konstatuar se teknologjia e instaluar në Metalurgjinë e zinkut është një teknologji bashkëkohore dhe i plotëson të gjitha standardet evropiane në lëmin e mbrojtjes së mjedisit.
Biznes plani i hartuar dhe mjetet e nevojshme finansiare të vërtetuara nga firma ,,Lurgi”, kanë treguar një arsyeshmëri të lartë finansiare në riaktivizimin e objekteve të prodhimit të zinkut si në aspektin teknik ashtu edhe financiar.
Me aktivizimin eventual të objekteve prodhuese dhe rindërtimin e objektit të fergorës së zinkut do të mundësohet prodhim i :
- 80.000 t/v zink elektrolitik
- 140.000 t/v acid sulfurik
- 200.000 kg/v kadmium
- 5.000 t/vit aliazhe tė zinkut
- gjysėm produkte tjera (fundrinė baker sulfat, zgurė, fundrinė plumb-argjent, etj.)
Prodhimi i pluhurit dhe oksidit të zinkut
Në kuadër të departamentit të Metalurgjisë së zinkut gjendet edhe “Fabrika për prodhimin e pluhurit dhe oksidit të zinkut. Kjo fabrikë është ndërtuar në bazë të licencës Norzink AS dhe Larvik Pigmentfabrikk të Norvegjisë.
Investimet në këtë fabrikë kanë filluar në vitin 1980 kurse prodhimi i parë i pluhurit dhe oksidit të zinkut është mundësuar në vitin 1985.
Kapaciteti dhe asortimentet e prodhimit
Kapaciteti projektues i kësaj fabrike mundëson prodhimin e:
- 3.000 t/v pluhur zinku dhe 2.000 t/v oksid zinku apo,
- 5.00 t/ v pluhur zinku
Me instalimin edhe të një dhome për oksidim mundësohet edhe varianti tjetër i prodhimit prej:
- 4.000 t/ v oksid zinku dhe
- 1.000 t/ v pluhur zinku
Prodhimi i njërës apo tjetrit asortiment varet nga kërkesat në treg.
Në këtë fabrikë mund të prodhohen këto tipe të pluhurit dhe oksidit të zinkut:
* Pluhur zinku :
- Super extra ( SE ) me madhësi mesatare të thërmiave : 3.0 – 3.5 µm
- Super fini ( SF ) me madhësi mesatare të thërmiave: 3.5 – 4.5 µm
- Standard 5 ( St.5 ) me madhësi mesatare të thërmiave : 4.5 – 6.0 µm
- Standard 7 ( St 7 ) me madhësi mesatare të thërmiave: 6.0 – 8.0 µm
* Oksid zinku :
- ZnO me vule të art , min. 99.9 % ZnO
- ZnO me vule të bardhë , min. 99.8 % ZnO
- ZnO me vule të gjelbërt , min. 99.6 % ZnO
- ZnO me vule të kuqe , min. 99.5 % ZnO, e që mvaret nga lënda e parë të cilën e përdorim ( Zn elektrolitik apo Zn sekondar )
Gjatë vitit 2005 në këtë fabrikë janë bërë investimet në pajisje për të mundësuar riaktivizimin e procesit të prodhimit. Pas investimeve ,procesi i prodhimit ka filluar më 24.12.2005 dhe është ndalur për shkak tregut të prodhimeve të gatshme dhe mungesës së lëndës së parë më 14.04.2006.
Planet zhvillimore
Gjatë procesit të rregullt teknologjik pos prodhimit të zinkut elektrolitik nga koncentrati i zinkut ekziston mundësia e përfitimit të disa produkteve me të cilat ngritët ekonomizimi i ndërmarrjes.
* Indiumi
Indiumi është përcjellës i xeheve të plumbit dhe zinkut dhe përbërja e saj në koncentrate ndryshon. Në koncentratet e zinkut sipas disa analizave përbërja e indiumit është:
- miniera "Trepēa" - Stantėrg . . . . . . . . . . . . . 96 g/t
- miniera Artana . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 130 g/t
- miniera Leposaviq . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 205 g/t
Indiumi mund të përfitohet me ekstraktimin nga tretja gjatë procesit të jarositit. Kjo teknologji është aplikuar në disa vende ku koncentratet e zinkut përbëjnë indium. Indiumi është metal strategjik dhe të pakët janë ato vende të cilat e prodhojnë.
* Sulfati i bakrit – CuSO4 . 5 H2O
Përbërja e bakrit në koncentratet e zinkut ndryshon varësisht prej cilësisë së xehes. Në Metalurgjinë e zinkut janë përpunuar zakonisht koncentratet me përbërje prej 0,4-09% Cu .
Gjatë procesit hidrometalurgjik në filtër presa ndahet një fundrinë e cila përbën cca 37% Cu.
Sasia e fundërinës, ekskluzivisht varet nga prodhimi i zinkut elektrolitik. Me prodhim prej 80.000 t/vit zink elektrolitik mund të përfitohen deri 1.500t sulfat të bakrit (CuSO4.5H2O).
* Zhiva
Koncentratet e zinkut të prodhuara në Kosovë nuk kanë sasi të madhe të zhivës,ndërsa koncentrate të cilat në periudhën e kaluar janë përpunuar në Metalurgjinë e zinkut kanë pas një përbërje të zhivës pa eliminimin e të cilës praktikisht nuk është i mundur plasmani i acidit sulfurik e sidomos ajo sasi e acidit sulfurik i cili përdoret për prodhimin e plehrave artificiale. Prandaj ndërtimi i stabilimenteve për eliminimin e zhivës nga gazrat e fërgimit është domosdoshmëri pa të cilin nuk mund të paramendohet sot prodhimi i zinkut elektrolitik.
Sasia e zhivës e cila eliminohet dhe përfitohet në këtë mënyrë, varet prej llojeve të koncentrateve të zinkut të cilët eventualisht do të përpunoheshin në fërgore.
Metalurgjia e Zinkut