Departamenti i Burimeve Njerëzore
Punët dhe detyrat e punës të Departamentit të Burimeve Njerëzore klasifikohen në punë administrative dhe në punë juridike.
Punët:
Administrative
Juridike
Tė Pėrgjithshme
I. Administrata në kuadėr tė punės sė vetė planifikon
- Hartimin e procedurave të pranimit në punë të punonjësve;
- Përmirësimin e komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm;
- Krijimi i një kabineti të dosjeve të punonjësve në divizion;
- Pajisja e të gjithë të punësuarve me kontrata pune;
- Mbajtja e evidencës së pranisë në punë;
- Mbikëqyrja e zbatimit të procedurave të pranimit në punë;
- Kontakti me divizionet dhe departamentet e ndërmarrjes Trepça;
- Organizimi i punëve në zyrën e arkivit;
II. Çështjet Juridike
- Kompletimi i dokumentacionit lidhur me regjistrimin e Trepçës në regjistrin e bizneseve në qendrën e regjistrimit;
- Kompletimi i dokumentacionit për veprimtarinë legale të Trepçës;
- Puna lidhur me regjistrimin e veprimtarisë;
- Përcjellja e ndryshimeve ligjore dhe njoftimit lidhur me risitë në sferën ligjdhënëse, që kanë lidhshmëri me punën dhe veprimtarinë e ndërmarrjes;
- Interpretimi i akteve të ndryshme juridike për menaxherin;
- Përfaqësimet në organet gjyqësore të Trepçës;
- Hartimi i statutit dhe akteve tjera normative të nevojshme për Trepçën;
- Përpilimi i kontratave të punës dhe të kontratave tjera, duke i shikuar edhe ligjshmërinë e tyre;
- Hartimi i vendimeve, urdhëresave dhe akteve tjera juridike;
- Përfaqësimi i Trepça-Ndërmarrje në Administrim të AKP-së dhe departamenteve të saja ndaj subjekteve tjerë në çështjet juridike;
- Hartimi i procedurave të vendosjes administrative lidhur me punën dhe marrëdhënien e punës në ndërmarrje;
- Propozimi i masave të sigurisë në punë;
- Kompletimi i të gjitha rregulloreve, e në veçanti ato që kanë të bëjnë me Trepçën, ligjeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës, ligjet ndërkombëtare;
- Bashkëpunimi me juristët e departamenteve të Trepçës dhe atyre në nivel, lidhur me përparimet në aplikimin e rregullave dhe ligjeve të reja në Kosovë;
- Harmonizimi në vazhdimësi të rregullave të brendshme me ligjet e reja të miratuara në Kosovë;
- Kontaktet e vazhdueshme me Agjencionin Kosovar të Privatizimit dhe shërbimin juridik të tyre lidhur me risitë që kanë të bëjnë me ndërmarrjen;
- Hartimi i akteve normative të parapara me ligj;
- Ndihma juridike njësive tjera të ndërmarrjes Trepça, menaxherëve dhe punonjësve, të drejtat dhe obligimet e punonjësve, bashkëpunimi me sindikatën etj;
- Punët tjera që kërkohen nga menaxheri i Trepçës.
III. Punët e Përgjithshme
- Punët e shërbimit të transportit;
- Përpilimi i regjistrave të automjeteve të Trepçës,si dhe shënimet tjera lidhur me automjetet si: regjistrimi i tyre,shpenzimet e derivateve e etj;
- Mbajtja e regjistrave për shfrytëzuesit e automjeteve zyrtare konform rregullores në fuqi;
- Punët rreth higjienës në ndërtesën e menaxhmentit të Trepçës;
- Punët në bufe, si dhe punë tjera sipas urdhrit të udhëheqësit të divizionit.
Departamenti i Burimeve Njerëzore