Miniera me Flotacion Trepça - Stantërg

 

Rajoni i Trepçës ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve të huaj e të vendit shumë kohë përpara jo vetëm për interesin që paraqiste për mineral mbajtjen, por edhe për ndërtimin e tij gjeologjik.

Koncentrati është eksportuar në Evropë deri në vitin 1938. Këtë vit fillon aktivitetin shkritorja e plumbit në Zveçan me prodhimtari prej 28,000 t plumb për vit. Aktivitetet minerare dhe metalurgjike vazhdojnë edhe gjatë Luftës se Dytë Botërore por me një rënie në prodhimtari. Xehja është transportuar përmes transportit me teleferik ajror deri tek flotacioni dhe shkritorja në Zveçan. Flotacioni i ri është ndërtuar me 1983 në Tunelin e Parë kur edhe fillon punën në prodhimin e koncentratit.

Xehja nga pusi kryesor në nivelin 610-të bartet përmes transportit me binar deri në flotacion. Lokomotiva e transporton xehen deri në Tunelin e Parë duke e futur në proceset e flotimit. Pas thërrmimit primar, vazhdon thërrmimi dhe ndarja e mëtutjeshme përpara sitjes dhe flotimit në një qark për të prodhuar koncentratet e plumbit dhe zinkut.

Gjatë gjithë veprimtarisë minerare prej 70 vitesh, nga vendburimi janë nxjerr 35 milion tonë xehe. Aktivitete minerare janë zhvilluar nga sipërfaqja e deri në nivelin 15m, pra 745m thellësi. Nga viti 1945 deri me 1990 mesatarja e prodhimit vjetor ka qenë përafërsisht 580,000 tonë. Viti me prodhimtari më të lartë prej 704,000 tonë ka qenë viti 1984. Vlen të përmendet se derisa prodhimtaria e xehes është rritur përmbajtja e plumbit e zinkut është zvogëluar.

Rezervat Gjeologjike

Bazuar nga të dhënat të raporteve  Miniera e Stantërgut disponon me 31,469,200t :

Miniera Trepca- Stantërg Sasia e xehes
t
Pb (%) Zn (%) Ag (g/t)
Miniera e Stantërg 17,142,000 5.50 2.8 67
Melenicë 2,552,000 5.80 4.2 85
Magjerë 600,000 3.80 3 72
Zjacë 5,175,000 2.83 2.18 16
Vidishiq (M M) 1,500,000 3.30 2.8 60
Mazhiq (GJ) 2,000,000 3.30 2.8 60
Rashan (T, G) 2,500,000 3.30 2.8 60
Gjithsej 31,469,200 3.54 2.81 58.83

Vlerësimet e rezervave të xehes se Pb – Zn në Vendburimin e Trepçës sipas Ex YU rregullat.

Nga sasia e tërësishme e xehes së identifikuar si potencial real për shfrytëzim të leverdishëm, masa më e madhe (74.84 %) shtrihet nën horizontin VIII dhe mbi horizontin XI, kurse pjesa tjetër (25.16 %), shtrihen mbi horizontin VIII.

Zgjerimi i minierės me vendburimet pėrreth

Në të ardhmen gjithsesi parashihet zgjerimi i Minierës me punime te reja minerare duke depërtuar ne trupat xeheror ekzistues, por edhe në ndonjë trup tjetër që mund të zbulohet në të ardhmen, gjatë  kërkimeve gjeologjike. Me aplikimin e metodës së re të shfrytëzimit , metoda e rampave spirale, që është metodë shumë ma e avancuar dhe ma efikase se sa metoda klasike e shfrytëzimit gjithsesi kërkohet zgjerimi i hapësirës së mbrëmshme të minierës me punime të ndryshme minerare.

Në momentin aktual janë duke u zhvilluar hulumtime gjeologjike intensive në rajonin e Gumnishtës, ku nga studimi i strukturave gjeologjike si dhe nga prezenca e punimeve të  vjetra minerare (të kohës së romakëve) që janë prezent ende atje, mund të konkludohet se në këtë rajon ekziston një vendburim mjaft i madh, dhe i pasur i Pb-Zn,dhe atë në afërsi të sipërfaqes.

Kėrkesat e tregut pėr Metale Pb dhe Zn

Vitet e fundit kërkesat për metale janë rritur në mënyrë të pa parashikueshme. Një rritje e tillë e kërkesës për metale, ka ndikuar  në ngritjen e çmimit te metaleve në përgjithësi e sidomos në ngritjen e çmimit te Pb dhe Zn.

Kjo kërkesë kaq e madhe për metale ka ardhur si pasoj e zhvillimit të hovshëm industrial, e sidomos industrisë së rëndë, ku metalet paraqiten si lëndë e parë.

Gjeologjia e Vendburimit

Shiko në divizionin e Zhvillimit dhe Teknologjisë

Metodat e shfrytėzimit tė xehes tė cilat janė pėrdorur nė Trepēė

Kemi disa metoda të shfrytëzimit të xehes dhe të cilat janë përdorë në Trepçë prej fillimi të eksplantimit:

  1. Shfrytėzimi me etazhe horizontale prej sė poshti-lartė me mbushje tė thatė
  2. Shfrytėzimi me skelete kuadratike me etazha horizontale prej se poshti-lartė me mbushje tė thatė
  3. Shfrytėzimi me magazinimin e xehes ( metoda magazinore )
  4. Metoda frontale e shfrytėzimit me lėnjėn e hapėsirės sė hapur
  5. Metoda e re e shfrytėzimit me etazhe horizontale prej poshti-lartė me ndihmėn e rampės ( spirales ) dhe me hidrombushje.


Flotimi dhe Prodhimi i Koncentrateve

Historiku i Flotacionit

Flotacioni i Trepçës është lëshuar në punë në shtatorë të vitit 1932. Flotacioni është ndërtuar në Zveqanë. Xehja nga Stantërgu deri në flotacion bartej me teleferik, me gjatësi të përgjithshme prej 6.4 Km kapaciteti i instaluar i teleferikut ishte 600,000.00 t/vit. Flotacioni në Zveqan punojë deri në vitin 1983, kurë është lëshuar në punë flotacioni i ri i nderuar në Tunel të Parë.

Flotacioni i ri në Tunel, pas punës provuese 1 ( një ) vjeçare, në muajin prill 1984 lëshohet në punë të rregullt.

Flotacioni i ri në Tunel është ndërtuar me mjete të Minierës Stantërg

Investimet e tërësishme ishin 87,000,0000 US $

Procesi Teknologjik i Flotacionit

Procesi i Bluarjes me klasifikim të xehes ka dy mullinj të ngërthyer në çark të mbyllur me klasifikator mekanik me dy spirala, në hy linja të pavarura dhe paralele, me kapacitet prej 500,000.00 t/vit për secilin mulli. Mundësia e zgjerimit të kapacitetit me shtimin edhe të një njësie mulliri, është paraparë me lënien e hapësirës së duhur në objektin ndërtimor.

Paisjet tjera teknologjike janë dizajnuar për përpunimin e 1,000,000.00 t/vit, me mundësi rritjes së kapacitetit deri në 1,500,000.00 t/vit, në rast të aktivizimit të shfrytëzimit të xehes nga vendburimet rreth Stantërgut ( Zijaça, Melenica, Mazhiqi, Terstenë, Gumnishtë ).

Prodhimet kryesore të flotacionit janë koncentrati i Plumbit (K/Pb), koncentrat i Zinkut (K/Zn), koncentrati i piritit (K/FeS2) dhe koncentrati i Pirhotinës (K/FeS).

Procesi teknologjik i lotimit, konkretisht, matja e sasisë të xehes që hyn në blurje, është treguesi kryesor rregullues në proces, në bazë të së cilit gjithashtu nga distanca, ipen impulset  rregulluese për dhënien e reagjentëve kimik në proces.

Furnizimi me energji elektrike dhe ujė industrial

Largpërçuesi 35 KV Shupkovc-Tunel-Stantërg është linja kryesore e furnizimit me energji elektrike.

Ujë Industrial merret nga sistemi IBËR, nga fshati Vërnicë dhe me gypa 600 mm me rënje të lirë vjen deri të stacioni i pumpiave në Rekë. Pompat janë me kapacitet 10.5m3min. Rrezervari i ujit industrial në Tunel ka dy komora të ndara me nga 4,000.00 m3 . Hargjimi i ujit industrial në procesin e lotimit është prej 2.5-5.6 m3/ton të xehes.

Divizioni i Minierave